Eshtrat e tre pengjeve që u dorëzuan një ditë më parë nga Hamasi në Izrael nuk i përkasin izraelitëve. Times of Izrael raportoi lajmin duke cituar autoritetet përgjegjëse për identifikimin e trupave.
Izraeli dhe Hamasi kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin për shkelje të kushteve të armëpushimit, në fuqi në Gaza që nga 10 tetori. Natën midis 28 dhe 29 tetorit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi bastisje të reja në Rrip, duke rezultuar në të paktën 104 viktima civile, përfshirë 46 fëmijë.
Më 29 tetor, ushtria izraelite njoftoi qëllimin e saj për të rivendosur armëpushimin, vetëm për të nisur bastisje të reja më vonë. Hamasi ende nuk i ka kthyer trupat e 11 pengjeve të rrëmbyera më 7 tetor dhe të cilat vdiqën në robëri.
Këtë të shtunë Brigadat Al Qassam, krahu i armatosur i Hamas, shpërndau një deklaratë ku thotë se për gjetjen e të gjithë trupave të pengjeve të mbetur, i duhet ndihma e shteteve që ndërmjetësuan armëpushimin me Izraelin, madje për të përfunduar procesin siç thuhet në deklaratë, është e nevojshme edhe hyrja në zonat e Gazës që kontrollohen nga ushtria izraelite.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, thotë se Hamasi ka vazhduar të sekuestrojë ndihmën humanitare të destinuar për civilët në nevojë në Gaza që kur armëpushimi hyri në fuqi muajin e kaluar, raporton Times of Israel. Rubio ndan pamjet e dronit të publikuara nga Komanda Qendrore e SHBA-së, që supozohet se tregojnë operativët e Hamasit duke marrë kontrollin e një kamioni që transportonte ndihma në Gazën veriore dje.
"Hamasi vazhdon t'i privojë njerëzit e Gazës nga ndihma humanitare që i nevojitet urgjentisht. Kjo vjedhje minon përpjekjet ndërkombëtare për të mbështetur Planin 20-Pikësh të Presidentit Trump për të ofruar ndihmë kritike për civilët e pafajshëm. Hamasi është pengesa. Ata duhet të ulin armët dhe të ndalojnë plaçkitjet në mënyrë që Gaza të ketë një të ardhme më të mirë", shton diplomati amerikan.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi në një deklaratë se gjatë 24 orëve të fundit, pesë persona janë vrarë dhe 17 trupa janë gjetur në Gaza.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga lufta në Rrip është rritur në 68,858, me 170,664 të plagosur.
"Shumë viktima mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ambulancat dhe ekipet e mbrojtjes civile deri më tani nuk kanë qenë në gjendje t'i arrijnë", deklaroi Ministria.
Brigadat Ezzedin al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, kanë deklaruar se synojnë të rikuperojnë së bashku trupat e 11 pengjeve që kanë mbetur në Gaza, por kanë nevojë për ndihmë.
“Brigadat u kërkojnë ndërmjetësve dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të sigurojnë dhe të përgatisin pajisjet e nevojshme për të rikuperuar të gjitha trupat njëherësh,” – thuhet në deklaratën e grupit.
Por jo vetëm kaq. Për të përfunduar kërkimet, është e nevojshme të kalohet përtej “Vijës së Verdhe”, në atë 53% të territorit të Gazës që ndodhet nën kontrollin ushtarak izraelit. Sa i përket mbetjeve të tre trupave të dorëzuar dje, Hamasi ka përsëritur se kishte njoftuar më parë se nuk dinte kujt i përkisnin.
“Ne propozuam të dorëzonim tre mostra trupash të paidentifikuar, por armiku refuzoi t’i pranonte dhe kërkoi trupat e plotë për analizë. Ne vazhduam me dorëzimin për të parandaluar pretendime të ardhshme nga Izraeli,” – thuhet më tej në komunikatë.
Tridhjetë vjet pas vrasjes së të atit, Yitzhak Rabin, Yuval Rabin thyen heshtjen. Ai drejton gishtin nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke e akuzuar se në fakt ka mbrojtur Hamasin dhe se tani është i interesuar vetëm për mbijetesën e tij politike.
Rabin jeton prej 10 vitesh në një fshat të Evropës Qendrore, bashkë me bashkëshorten e tij, Natalie, dhe është larguar nga jeta publike. Ai është gjetur dhe intervistuar nga televizioni izraelit Kanal 12, vetëm pak ditë para përvjetorit të vdekjes së ish-kryeministrit laburist Yitzhak Rabin, i vrarë më 4 nëntor 1995, në fund të një tubimi për paqen në Tel Aviv, nga një ekstremist i djathtë dhe fanatik fetar, Yigal Amir.
Rabin pagoi me jetën për Marrëveshjet e Oslos, të nënshkruara me Yasser Arafatin, që synonin të sillnin paqen dhe bashkëjetesën mes dy popujve.
Kur Yuvalit iu kërkua të shpjegonte si do të kishte reaguar i ati ndaj situatës aktuale që po përjeton Izraeli, ai u përgjigj:
“Do të ishte i tronditur,” – tha ai në këtë intervistë të rrallë.
Yuval kujton klimën e urrejtjes ndaj të atit, e nxitur nga figura të së djathtës, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin aktual të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir.
Kaq e thellë ishte kjo armiqësi, saqë në funeralin e Yitzhak Rabinit, nëna e tij Leah refuzoi t’i shtrëngonte dorën Netanyahut.
Yuvali, megjithatë, e ka takuar kryeministrin aktual dhe përshkrimi që jep për të është i qartë:
“Ky njeri është i ftohtë, nuk ndien, nuk dëgjon. Mendon vetëm për përfitimin që mund të nxjerrë nga çdo situatë,” – thekson ai.
“Është i shtyrë vetëm nga opinioni publik dhe nga dëshira për të mbijetuar politikisht, madje edhe kur bëhet fjalë për procesin gjyqësor ndaj tij.”
I ati, Yitzhak Rabin, kishte zgjedhur të jepte dorëheqjen pasi u zbulua se bashkëshortja e tij, Leah, kishte një llogari bankare në dollarë në një bankë në Shtetet e Bashkuara — gjë që në atë kohë ishte e ndaluar.
“Ai nuk donte ta shihte shtetin e Izraelit në përplasje me Kryeministrin e tij. Sepse asgjë e tillë nuk duhet të ndodhë – dhe këtë po e shohim sot me sytë tanë,” – përfundon Yuval Rabin.
Burime mjekësore në Gaza, thonë, se dy palestinezë janë vrarë dhe një i tretë është plagosur nga forcat izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës. Lajmin e raporton agjencia palestineze Wafa.Spitali Al-Awda në Nuseirat ka bërë të ditur se ka pranuar trupin e një palestinezi, i cili u gjet nga banorët e qytetit Al-Zahra. Spitali ka trajtuar edhe një person tjetër të plagosur nga të shtënat izraelite në lindje të kampit të refugjatëve Al-Bureij, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës. Sipas burimeve mjekësore, një burrë palestinez ka vdekur gjithashtu nga plagët e marra dje për shkak të të shtënave izraelite në lagjen Shuja’iyya, në lindje të qytetit të Gazës.

69% e izraelitëve mendojnë se vendi i tyre është shndërruar në një shtet vasal të Amerikës. Kështu bëhet e ditur nga një sondazh i Kanalit 12. Sipas të njëjtit studim, 67% e izraelitëve mendojnë gjithashtu se aktualisht janë Shtetet e Bashkuara ato që vendosin për operacionet e forcave të armatosura në Gaza.
Komente













