Izraeli urdhëron palestinezët të largohen pas bombardimeve në Gaza

Izraeli urdhëron palestinezët të largohen pas bombardimeve në Gaza

Ushtria izraelite u ka thënë të gjithë banorëve të qytetit të Gazës që të evakuohen nga jugu në Rripin qendror të Gazës, në një kohë kur duket se bombardimet janë përshkallëzuar.

Përmes avionëve luftarakë, Izraeli ka shpërndarë disa fleta ku i udhëzon banorët të largohen nga ajo që përshkruhet si "zonë e rrezikshme luftarake" përmes rrugëve të sigurta që të çojnë në strehimore në Deir al-Balah dhe al-Zaëaida.

OKB-ja ka thënë se është thellësisht e shqetësuar për urdhrat e evakuimit që janë dhënë. Është hera e dytë që nga fillimi i luftës që qytetit të Gazës në tërësi i kërkohet të evakuohet.

Gjatë dy javëve të fundit, forcat izraelite kanë rihyrë në disa rrethe ku ushtria beson se Hamasi dhe luftëtarët e Xhihadit Islamik Palestinez ndodhen aty që nga fillimi i vitit.

Sulmet e mëdha izraelite nëpër Gazë në ditët e fundit, si pasojë e të cilave janë vrarë dhjetëra njerëz, mund të kenë për qëllim të rrisin trysninë ndaj Hamasit gjatë bisedimeve për armëpushim.

Ndërmjetësit nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari janë duke mbajtur takime me zyrtarët izraelitë në Katar, për bisedime në përpjekje për ta arritur një marrëveshje armëpushimi.

Hamasi ka thënë se Izraelime sulmet e reja po kërcënon të prishë negociatat për një armëpushim të mundshëm dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve që rifilloi sot.

Zyrtari i lartë i Hamasit Hossam Badran i tha AFP se Izraeli "po përpiqet të ushtrojë presion mbi negociatat duke intensifikuar operacionet e bombardimeve, zhvendosjen e banorëve dhe kryerjen e masakrave".

 Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Lufta gjithashtu ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme dhe ka nxitur një krizë të madhe humanitare në Gazë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre