Izraeli ka vrarë ‘kokën’ e Xhihadit Islamik Palestinez në Gaza, në një sulm të përbashkët mes ushtrisë dhe shërbimeve të inteligjencës së brendshme, Shin Bet.
Baha Abu al-Ata u qëllua për vdekje në dhomën e tij në një ndërtesë të qytetit të Gazës sot herët në mëngjes.
Kreu Xhihadit Islam ishte përgjegjës për sulmet me raketa ndaj disa qyteteve dhe sulmet terroriste në territorin e shtetit hebre.
Një orë pas vrasjes së al-Ata, nga Gaza u lëshuan qindra raketa në të gjitha qytetet e Izraelit jugor, deri dhe në Tel Aviv, ku është paralizuar jeta.
Shkollat janë mbyllur dhe është kufizuar në maksimum lëvizja në qytet.