Izraeli vret pesë palestinezë gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor, presidenti palestinez thirrje SHBA-s: Është krim, ju lutem reagoni!

Izraeli vret pesë palestinezë gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor, presidenti palestinez thirrje SHBA-s: Është krim, ju lutem reagoni!

Izrael

Forcat izraelite vranë një numër luftëtarësh të armatosur  gjatë një bastisjeje në një kamp refugjatësh pranë qytetit të pushtuar të Jerikos në Bregun Perëndimor që synonte kapjen e militantëve të dyshuar të Hamasit. Pesë persona u vranë, tha guvernatori i Jerikos, Xhihad Abu al-Assal, në bastisjen në kampin e refugjatëve Aqbat Jabr në Jerikon jugor dhe tetë u arrestuan, sipas një deklarate të publikuar nga agjencia zyrtare palestineze e lajmeve ËAFA.

Ushtria izraelite tha se bastisja u krye me qëllim që të arrestohej një celulë militantësh që kishte kryer një sulm në një restorant në vendbanimin hebre në Bregun Perëndimor. Ushtria izraelite tha se po operonte në kampin e refugjatëve Akabat Xhabër, për të arrestuar të dyshuarit e sulmit të muajit të kaluar në një restorant në Bregun Perëndimor. Ushtria tha se disa prej sulmuesve që u vranë ishin të përfshirë në ngjarjen e muajit të kaluar. Ismail Haniyeh, udhëheqësi i grupit militant palestinez Hamas, dukej se konfirmoi disa viktima në një deklaratë duke lavdëruar personat e armatosur si "heronjtë e martirizuar".

Dhuna e fundit vjen në një prej periudhave më vdekjeprurëse në vitet e fundit në konfliktin izraelito-palestinez dhe në javët e para të Qeverisë së re izraelite, që ka premtuar se do të ketë një qasje më të ashpër ndaj palestinezëve. Zyra e presidentit të autoritetit palestinez tha se kjo dhunë është krim, duke kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që t’i bëjnë presion Izraelit që të mos vazhdojë me inkursione.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!

Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!