Një gazetare e televizionit francez "France 24", u sulmua nga disa izraelitë fanatikë vetëm sepse fliste arabisht në vendin e sulmit me bombë që ndodhi në perëndim të Kudsit të mërkurën, më 23 nëntor.
Incidenti ka ndodhur në ditën e dy sulmeve të veçanta me bomba në Kudsin Perëndimor. Izraelitët fanatikë sulmuan gazetaren Leyla Awdeh, e cila punon për televizionin France 24, sepse fliste arabisht teksa ajo transmetonte drejtpërdrejt në zonën Givat Shaul, një nga vendet ku u krye sulmi, raportojnë mediat e huaja.
Grupi prej rreth 30 personash tentoi të pengonte transmetimin duke dalë para kamerës, ndërkohë që mes të rinjve dhe gazetares Awdeh pati një përleshje verbale. Disa njerëz në grup përdorën shprehje të tilla si "Vdekje arabëve", "Arabët të shkojnë në Rusi", "Ky është një shpërthim arab".
Sipas lajmeve të publikuara në mediat ndërkombëtare, pas transmetimit të drejtpërdrejtë, hebrenjtë fanatikë që rrethuan ekipin “duke vazhduar fyerjet dhe duke shtuar sjelljen e tyre agresive”, i kanë thënë gazetares Awde me tone të ashpra: “Shko në Gaza”.
Në lajme thuhet se personat kanë goditur me grusht kameramanin e France 24 dhe kanë thyer trekëmbëshin e kamerës.
Leyla Awdeh u sulmua gjithashtu gjatë "Marshimit të Flamurit", kur kolonët fanatikë hebrenj sulmuan palestinezët dhe anëtarët e shtypit në maj.
Policia izraelite njoftoi më 23 nëntor se sulme me bomba u kryen në dy stacione autobusësh në pika të veçanta në kryqëzimet Givat Shaul dhe Ramot të Kudsit Perëndimor, duke vrarë 1 izraelit dhe duke plagosur gjithsej 14 persona, 3 prej tyre në gjendje të rëndë.
Teksa askush nuk mori përgjegjësinë për sulmet, autoritetet izraelite vendosën një ndalim transmetimi për hetimin.
S.S/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3554
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
16 muaj luftë në Gaza/ AP: Hamasi pranon marrëveshjen me Izraelin! Netanyahu: I gatshëm për armëpushim, por të gjithë të kapurit të lirohen
14 Janar, 12:29
-
Lufta në Gaza/ Orë vendimtare për armëpushimin! Biden: Marrëveshja kurrë nuk ka qenë kaq afër
14 Janar, 07:46
-
Zyrtarët: Përparim në negociatat për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit
13 Janar, 16:13
-
Biden dhe kryeministri izraelit bisedë telefonike për armëpushim në Lindjen e Mesme
13 Janar, 12:58
-
Biden bisedon me Netanyahun, Shtëpia e Bardhë: Shumë pranë një marrëveshjeje mbi Gazën
12 Janar, 20:41
-
Studimi: Numri i vdekjeve në Gazë 41% më i lartë se shifrat e bëra publike
12 Janar, 17:51
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14
-
Urdhër arresti i Hagës është i pavlefshëm, Netanyahu merr ftesë për të shkuar në Poloni për përkujtimin e Holokaustit
10 Janar, 09:35
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Blinken: Afër armëpushimit dhe lirimit të pengjeve! Marrëveshja mund të mbyllet nga administrata e re
9 Janar, 15:46
-
Gaza/ Izraeli sulmon me avionë, 29 të vrarë, mes tyre 1 foshnje! Komandanti i IDF: Do detyrojmë Hamasin të lirojë pengje! Pritet vizita e të dërguarit special të Trump
8 Janar, 16:38
-
Fluturime direkte me Izraelin, Rama: Forcojnë marrëdhëniet mes vendeve! Hap mundësi për shkëmbime kulturore, turizëm dhe biznes
8 Janar, 11:36
-
Trump: Nëse Hamasi s'liron pengjet deri në momentin e marrjes së detyrës, do të jetë ferr! S'përjashton presionin ushtarak për marrjen e Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë
7 Janar, 19:46