Duke valëvitur flamuj izraelitë dhe duke brohoritur “demokraci, demokraci!”, protestuesit vërshuan rrugët e Tel Avitit të enjten në mbrëmje, i cili ka qenë kryeqendra e protestave qëkur Netanyahu e shpalosi për herë të parë pakon për ndryshimet në gjyqësor në janar.
Reformat kontroverse e kanë ndarë vendin në dysh dhe kanë nxitur njërën prej lëvizjeve më të mëdha protestuese në historinë e Izraelit. Të hënën, ligjvënësit e kaluan projektligjin me 64 vota pro në Parlamentin me 120 ulëse, pasi deputetët e opozitës e bojkotuan votimin, duke bërtitur “turp, turp”.
Koalicioni qeveritar i Netanyahut, i cili përbëhet nga partia e ekstremit të djathtë dhe ajo ultra-ortodoks dhe hebre, argumenton se ndryshimet e propozuara nevojiten për të siguruar pushtet më të baraspeshuar mes zyrtarëve të zgjedhur dhe gjykatave.
Izraelitët protestuan deri natën vonë pas votimit të hënën, ndërsa policia kishte përdorur topa uji për t’i shpërndarë ata. Dhjetëra protestues ishin arrestuar. Ndryshimi në klauzolën e “arsyeshmerisë” është komponenti i parë i madh i pakos së reformave që u bë ligj. Ndryshimet e tjera të propozuara përfshijnë edhe mundësimin e një qëndrimi më të fortë të Qeverisë në emërimin e gjykatësve.
Kritikët e akuzojnë Netanyahun, i cili është në gjykim nën akuzat për korrupsion të cilat i mohon, se po përpiqet t’i përdorë reformat për t’i parandaluar gjykimet e mundshme ndaj tij. Ai i mohon këto akuza. Klauzola e “arsyeshmerisë” ishte përdorur më së fundmi nga Gjykata Supreme për ta detyruar Netanyahun ta përjashtojë anëtarin e kabinetit nga partia ultra-ortodokse, për shkak të dënimit për shmangie tatimore./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i gjen shqiptarët 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë?
-
Të bashkuar
40.4%
-
Të ndarë
49.1%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 1411
Lajme të tjera
-
Ekspertët: Izraelit i duhet strategji e re kundër Hamasit
26 Nëntor, 22:55
-
Izraelitët e larguar nga Gaza më 2005 duan të kthehen pas mbarimit të luftës
26 Nëntor, 20:07
-
Lufta/ Largohet nga Gaza grupi i tretë i pengjeve, më e vogla 4 vjeç! Izraeli liron 39 të burgosur palestinezë! Netanyahu: Mund të zgjatet armëpushimi
26 Nëntor, 07:05
-
Ben Blushi: A mund të jetë Izraeli anëtar i NATO-s?
25 Nëntor, 13:51
-
Lufta/ Spitali në Izrael: Pengjet e liruara nga Hamasi janë në gjendje të mirë shëndetësore
25 Nëntor, 08:43
-
Lufta/ U vonua lirimi i pengjeve, Egjipti dhe Katari zgjidhin problemin! Hamasi: Do lirojmë pengjet e planifikuara për sot! I dorëzohen Kryqit të Kuq 13 pengje izraelitë dhe 7 të huaj
25 Nëntor, 07:32
-
Gaza/ Biden: Në kontakt me palët për zbatimin e 'çdo aspekti' të marrëveshjes për pengjet
24 Nëntor, 21:38
-
Ish-këshilltari izraelit për Sigurinë në Report Tv: Raketat e Hamasit, dorë e Iranit për të penguar paqen me vendet arabe! Me Shqipërinë na bashkon historia
24 Nëntor, 19:03
-
Lufta/ Lirohen 25 pengjet e para, 13 izraelitë dhe 12 tajlandezë! Biden: Ky është vetëm fillimi i marrëveshjes! Lirohen 39 të burgosur palestinezë
24 Nëntor, 07:33
-
Ministrja e Jashtme Gjermane: Ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësi në Gaza! E dimë këtë nga përvoja me luftërat e tmerrshme në Ballkanin Perëndimor
20 Nëntor, 21:22
-
Papa Françesku: Të mos i dorëzohemi luftës, nga ajo fitojnë vetëm prodhuesit e armëve
19 Nëntor, 21:21
-
Faktorët që komplikojnë zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez
19 Nëntor, 17:09
Netanjahu dhe koalicioni i tij jane infektuar nga semundja lokale shume e perhapur ne ate pjese te botes-DESPOTIZMI!
Përgjigju