Izraelitët u drejtohen sërish kutive të votimit, sondazhet tregojnë një mundësi fitoreje të së djathtës ekstreme

Izraelitët u drejtohen sërish kutive të votimit, sondazhet tregojnë një mundësi fitoreje të së djathtës ekstreme

Foto ilustruese

Izraelitët votojnë të martën - për të pestën herë, në më pak se katër vjet - për të zgjedhur kryeministrin e ri.

Në këto zgjedhje ka mundësi që partitë e të djathtës ekstreme të përjetojnë rritje dhe të bëhen vendimtare për koalicionin qeveritar.

Benjamin Netanyahu, ish-kryeministri izraelit që ka qeverisur Izraelin për 12 vjet, aktualisht është duke u gjykuar për korrupsion, mirëpo partia e tij Likud pritet të fitojë më së shumti ulëse në Parlament.

Vetë Netanyahu hedh poshtë akuzat kundër tij.

Siguria dhe rritja e çmimeve janë në krye të prioriteteve të votuesve në këto zgjedhje.

Ky proces zgjedhor është nxitur nga vendimi i kryeministrit, Yair Lapid për të shpallur zgjedhje të parakohshme, si pasojë e largimeve nga koalicioni i tij qeveritar.

“Ky process përbën zgjedhje në mes të së ardhmes dhe të kaluarës. Prandaj dilni dhe votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për të ardhmen e shtetit tuaj”, ka thënë Lapid nga Tel Avivi.

Sipas sondazheve, asnjëra parti nuk do të arrijë të fitojë shumicën prej 61 ulësesh në Parlamentin me 120 të tilla./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia