J.Lo nxjerr në treg parfumin , “Glowing”

J.Lo nxjerr në treg parfumin , “Glowing”
Artistja Jennifer Lopez ka nxjerr në treg parfumin e saj më të ri "Glowing". Në posterin promovues të parfumit, J.Lo shfaqet nudo, me flokë të lagura dhe e lyer e gjitha me vaj, për të treguar sesi shkëlqen trupi i saj.
“Glowing” është një një parfum i pastër. Esenca e tij, është natyrale, reale dhe sexy në të njëtën kohë”. është shprehur J.Lo.
Aktorja hollivudiane Jennifer Lopez, ka folur edhe për privatësinë  e saj, duke deklaruar gjithashtu se përpiqet të rri gjithnjë e më tepër larg mediave. "Është paksa e vështirë por unë përpiqem të rri sa më larg që të mundem", është shprehur Lopez.
Por 42- vjeçarja Lopez nënë e dy binjakëve Emme dhe Max, ka thënë gjithashtu se ajo nuk do ti pengonte fëmijët e saj të bënin karrierë . “Nëse ata do të donin të bënin karrierë dhe të ishin në vëmendje të mediave unë nuk do ti pengoja, por ti do ti mbështesja. Jam e sigurt që të njëjtën gjë do të bënte edhe babai i tyre Marc Anthony”, ka pohuar Lopez.
Jennifer Lopez është aktualisht e lidhur me balerinin 24- vjeçar Casper Smart.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024