TIRANE- Në varësi të 19 ministrive të qeverisë, funksionojnë rreth 100 agjenci. Në listën e gjatë, të cilat paguhen nga buxheti i shtetit, vihen re dhe institucione që pak kush e ka informacionin për ekzistencën e tyre. Në strukturën e tyre ka agjenci që funksionojnë me një numër të kufizuar punonjësish, deri në 4 persona por dhe agjenci të rëndësishme të cilat në organikën e tyre kanë mbi 20 të punësuar. Sigurisht në strukturën e tyre, nuk mungojnë drejtuesit të cilët përfitojnë paga të larta, kjo dhe për shkak të strukturës së pagave në Shqipëri.