Ja 16 ekipet e kualifikuara, Arsenali
triumfon, Roma kalon me shumë fat

Ja 16 ekipet e kualifikuara, Arsenali<br />triumfon, Roma kalon me shumë fat
Plotësohen 16 ekipet që kalojnë grupet për të vazhduar garën në kompeticionin prestigjoz për klube, Champions League. Të kualifikuarat janë Real Madrid, PSG, Volfsburg, PSV, Atletiko, Benfika, Manchester City, Juventus, Barcelona, Roma, Bayern Munich, Arsenal, Chelsea, Dinamo e Kievit, Zenit dhe Gent.

Në natën e dytë të ndeshjeve të grupeve Porto dhe Valencia i dhanë lamtumirën Champions League për këtë edicion, pasi nuk mundën që të kalojnë fazën e grupeve duke u eliminuar në mënyrë surprizë. Në grupin E, dy ndeshjet u mbyllën në barazim duke mos e ndryshuar renditjen.

Barcelona luante e qetë në Gjermani përballë Leverkusenit, por nuk lejoi humbjen duke e mbyllur me një barazim 1-1. Ndërsa Roma edhe pse nuk mundi të fitonte ndaj Bates, pasi barazoi 0-0 kalon më tej në vendin e dytë.

Me pikë të barabarta, por ndeshjet direkte zbresin Leverkusenin në vendin e tretë duke vazhduar garën në Europa League. Në grupin F, Arsenali bëri detyrën duke shpartalluar grekët e Olimpiakosit brenda në shtëpi me rezultatin e thellë 3-0.

Në Greqi tifozët kishin krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në mbështetje të ekipit të tyre për ta ndihmuar në përballjen me londinezët e drejtuar nga trajneri francez, Venger, por nuk ia dolën.

Olimpiakos u ndëshkua nga frika që kishte që në fillim të ndeshjes për të luajtur si i barabartë me Arsenalin. Grekët u kthyen në mbrojtje duke i dhënë mundësi Arsenalit që të kontrollonte fushën me qëtësi.

Golat për ‘topçinjtë’ u shënuan nga francezi Giroud, i cili duket se do të mbajë edhe peshën kryesore te Franca për Kampionatin Europian në rast të përjashtimit të Benzemasë.

Në ndeshjen tjetër të grupin Bayern i Mynihut zbriti në fushë duke aplikuar rotacionin në Kroaci, por Dinamo e Zagrebit nuk e përballoi dot duke pësuar 2 herë nga Levandovski.

Verdiktet e fundit kalojnë gjermanët dhe anglezët në Champions, ndërsa Olimpiakos detyrohet të kënaqet me Europa League. Në grupin G erdhi surpriza më e madhe e mbrëmjes, pasi Porto bëri ‘harakiri’ në Londër duke humbur ndaj bluve.

Një autogol në fillim të ndeshjes dhe një nga Uilliam qetësuan Chelsea, që kalon grupin me 13 pikë, ndërsa Dinamo e Kievit ngjitet e dyta pas fitores me Makabin duke zbritur portugezët në vendin e tretë në Europa League.

Surpriza tjetër erdhi nga grupi H, aty ku Lioni mposhti Valencian 0-2 në Mestalla, por edhe nëse do të kishte fituar sërish nuk do të shmangte dot Europa League, pasi Gent siguroi një fitore historike në Belgjikë ndaj Zenitit duke blinduar vendin e dytë në grup.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra