TIRANE- Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve u ka kaluar këstin e parë të dëmshpërblimit 245 ish të përndjekurve, të cilët duhet të paraqiten për të tërhequr shumat. Ministria e Financave ka bërë publike emrat e përfituesve, bashkë me numrin e dosjes, vendimin e Këshillit të Ministrave i cili i ka njohur të drejtën e dëmshpërblimit, numrin personal të llogarisë bankare si dhe bankën ku do t’i kalohen shumat. Në këtë mënyrë shkon në 2013 në total numri i ish të përndjekurve të cilëve u është njohur e drejta e dëmshpërblimit financiar dhe që u është kaluar nga Ministria e Financave kësti i parë i dëmshpërblimit.