Ja 5 deputetë të PD-së që
turpërojnë Shqipërinë në Bruksel

Ja 5 deputetë të PD-së që<br />turpërojnë Shqipërinë në Bruksel
Aldo Bumçi, Eduard Halimi, Genc Pollo, Kastriot Isami dhe Oerd Bylykbashi do të mbahen mend si shqiptarët që votuan kundër Shqipërisë, teksa eurodeputetët po kërkonin hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në BE.

Një votë kundër rezolutës së përbashkët të Komitetit të Stabilizim Asociimit në Bruksel me kërkesën që Shqipërisë t’i vihen kushte, nuk mund të justifikohet me gjendjen e rënduar në vend të pretenduar nga opozita apo konflikti i brendshëm.

Në përfundim të ditës së dytë të punimeve të këtij, miratimi i rezolutës ka përçarë dhe një herë opozitën, ku deputetja Majlinda Bregu ka bërë dallimin, duke dhënë votë pro negociatave, ndryshe nga 5 kolegët e tjerë të saj.

10 amendamentet e PD-së u hodhën në votim në përballje me rezolutën e përbashkët, dhe u rrëzuan. Në këto kushte, PD votoi pro amendamenteve të saj që kërkonin vendosjen e kushteve shtesë për negociatat, ndërsa votoi kundër hapjes së negociatave si shpërblim për reformat e kryera.

Përplasja
Sjellja e opozitës nuk ka qenë aspak qytetare dhe në diskutimet që kanë shoqëruar mbledhjen. Aldo Bumçi që një ditë më parë ishte kundër datës së saktë të hapjes së negociatave dhe kërkonte kushtëzimin e tyre, shihet në një videon duke debatuar ashpër me Majlinda Bregun, e cila ishte shprehur se Shqipëria meriton hapjen e negociatave.

Në videon që siguron Shqiptarja.com, vihet re një moment kur pasi ka shkëmbyer fjalë me Bregun, Bumçi largohet i nervozuar nga tryeza. Me sy e ndjek largimin e tij, Oerd Bylykbashi. Më tej, asi debaton edhe me sekretariatin e BE-së. “Nuk e kam ‘siguroj’, por ‘arritjet e Shqipërisë”, thotë Bumçi. “Po boll more, Parlamenti Europian, e ka për detyrë ta miratojë. E kërkon Traktati ta thërrasë dhe Këshillin dhe Komisionin Europian”, thotë Bregu, teksa Bumçi largohet i revoltuar. Më tej Bumçi, debatoi ashpër me eurodeputetët që kërkonin nga PD të votonte pro për hapjen e negociatave.

“Ju nuk keni një deklaratë të përbashkët pa ne. Tentuat ta bënit vitin e kaluar, të ndërhynit tek deklarata jonë. Nuk është teksti ynë, ky është i juaji. Nuk ka deklaratë”, i përgjigjet Bumçi sekretariatit të Parlamentit Europian që tentuan të negocionin një Rezolutë të përbashkët mes politikanëve shqiptarë dhe atyre europianë, me arritjet e Shqipërisë në procesin integrimit.

Bregu
Majlinda Bregu i ka qëndruar me bindje votës së saj pro hapjes së negociatave. Ajo sqaron në rrjetin social facebook, se integrimin nuk mund ta pengojë, as ajo, e as Lulzim Basha. “Për ca shqiptarë honxhobonxho, -siç i quante Konica... "Në qëndrimet e mia gjatë këtyre viteve në opozitë në Bruksel a kudo jam ndodhur, kam mbrojtur përpjekjet 25 vjeçare të Partisë Demokratike dhe ëndrrën e demokratëve shqiptarë për ta parë Shqipërinë në Evropë. Kam mbrojtur po ashtu punën time 7 vjeçare si Ministre e Integrimit dhe qëndrimet programore të PD për të nxitur anëtarësimin e shpejt të Shqipërisë në BE. Edhe sikur të dua unë apo Lulzim Basha të bllokojmë Integrimin e Shqipërisë në BE, nuk na lejon historia jonë. Se kam bërë dhe s'do të bëj KURRË! Asnjë Ditë, asnjë Orë! Jam "e dënuar" t'i kushtoj me shumë vëmendje shprehjes së vetvetes se sa mohimit të vetvetes. Këtë e kam bindje!  Këtë do të mbroj!”-shprehet Bregu.
 
Votimi
PD votoi pro amendamenteve të saj që kërkonin vendosjen e kushteve shtesë për negociatat, ndërsa votoi kundër hapjes së negociatave si shpërblim për reformat e kryera.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social