Prokuroria e Tiranës njoftoi pas arrestimit të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, se ai ka mbajtur pesë emra të ndryshëm në vendet e Bashkimit Europian.
 
Shqiptarja.com ka mësuar se përveç emrave që diheshin deri tani, Elvis dhe Ervin Rroshi, ai është njohur edhe me emrin Bashkim Hallulli. Krahas këtyre tre emrave, Rroshi ka mbajtur edhe dy emra të tjerë Enver Rroshi dhe Enver Proshi.
 
Ndërkohë, Prokuroria është duke hetuar nëse Rroshi rezulton i dënuar në vendet e BE me ndonjë nga 5 emrat e përdorur nga ai. Një hetim akoma edhe më i thelluar pritet të zhvillohet në bashkëpunim me vendet ku Rroshi ka jetuar gjatë viteve të emigracionit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com