Të gjithë kandidatët e viteve të kalura, për të aplikuar në Universitet duhet të plotësojnë formularin A1Z, nga data 3-6 maj. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se ky formular duhet të plotësohet pavarsisht nëse të rinjë do të aplikojnë në shtet ose në privat.

“Plotësimi i Formularit A1Z, në Portalin Matura Shtetërore 2016, do të kryhet në periudhën 03 maj-06 maj 2016,sipas kalendarit të mëposhtëm, të publikuar nga AKP. Të gjithë ata kandidatë, që kanë mbaruar Maturën Shtetërore përpara vitit 2016 dhe nuk kanë asnjë detyrim për të dhënë provimet e Maturës Shtetërore dhe që dëshirojnë të aplikojnë më pas në programet e studimit në IAL publike apo private, duhet të plotësojnë Formularin A1Z online”, - thotë Ministria e Arsimit.