Ja arsyet pse duhet
të konsumojmë çaj

Ja arsyet pse duhet<br />të konsumojmë çaj
Sipas një studimi të kryer së fundmi nga “Clinical Nutrition”, është vërtetuar se vetëm disa gota çaji të zi në ditë ulin me 31% rrezikun e kancerit të vezores (kjo krahasuar me një filxhan çaj ose edhe asnjë).

Në këtë studim, hulumtuesit konstatuan se dietat e më shumë se 170 000 grave, mes moshave 25 dhe 55, për më shumë se tri dekada.

Pas analizimit të pyetësorëve, rezultoi se gratë që konsumonin sasi të larta të ushqimeve me flavonoids, një lloj antioksidanti që gjendet në ҫaj, në agrume, fruta dhe lëngje, mollë dhe verë të kuqe, kishin më pak gjasa për t’u prekur nga kanceri i vezores.

Në mënyrë të veҫantë, hulumtuesit zbuluan se çaj i zi është veçanërisht mbrojtës i këtij lloj kanceri dhe kjo, thanë ata, është një gjetje mjaft e rëndësishme, sepse është një ndryshim që mund të bëhet fare lehtë në rutinën tonë të përditshme.

Por përfitimet shëndetësore ҫajit nuk lidhen vetë, me uljen e rrezikut të kancerit të vezores.

Por gjithashtu janë edhe disa arsye të tjera: 

Ul tensionin e gjakut

Ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e kancerit të pankreasit

Zvogëlon stresin



Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal