Pengmarrësi egjiptian i anijes ‘Çelepia 2’, Adel Muamed Salam ka kërcënuar përmes një bisede telefonike djalin e pronarit të anijes, Florian Çelepia, se nëse nuk i dorëzon 100 mijë euro, atëherë ai do të djegë anijen sonte në orën 20:00.

Në audion e siguruar nga Report Tv, dëgjohet kërcënimi i Salam.  

Sot, ora 8 e gjysmë fiks i ndizet flaka barkës. Unë flas vetëm njëherë. Ora 8 e mëngjesit t'i ikën në bankë, fut lekët në emrin e shokut tim. Ora 8 e gjysmë, ora 9, nëse s’ka lekë… për zot… flaka barkës. Unë s'po bëj shaka. U ikën koka fare…", mbyll ai bisedën telefonike, duke kërcënuar edhe me jetën e dy marinarëve shqiptarë.