Ja çfarë bën partneri juaj kur është
vetëm, s'keni as idenë më të vogël

Ja çfarë bën partneri juaj kur është<br />vetëm, s'keni as idenë më të vogël
Jeni kurioze të dini si e kalojnë kohën partnerët tuaj, ndërsa ju nuk jeni vërdallë? Bashkjetesa mund të jetë e bukur, por shpeshherë ju kufizon të bëni gjërat që doni, aq më tepër për meshkujt, duke qenë se partneret femra janë shumë kontrolluese dhe agresive kur i cënohet 'territori'.

Ja rrëfimi i sinqertë i një mashkulli, çfarë bëjnë ata kur partnerja 'e çmendur' nuk është në shtëpi.

E para, më e rëndësishmja dhe më kuptueshmja:

Masturbohen...shumë!

Nëse mendoni se i dashuri juaj nuk luan pak me veten, meqenëse po bëni seks disa herë në javë, e keni gabim. I keni parasysh ato orët e gjata në dush? Po masturbohen. Ajo përplasja e shpejtë e derës sapo hyni në shtëpi? Po masturbohet. Ai peshqiri që mungon në banjë? Sapo përfundoi së u masturbuari. 100% e meshkujve që kanë qenë pjesë e një sondazhi, thanë se sa herë partnerja largohej nga shtëpia, e shfrytëzonin kohën për t'u masturbuar. Kudo në shtëpi. Dhe jo vetëm kur largoheni. Edhe kur ai zgjohet në mëngjes, ndërsa ti jo, përpara se të shkojë në punë. Përpos këtyre, mos u shokoni kur të merrni vesh që i dashuri juaj vazhdon ende të shohë video porno.

Jo shumw ndryshe nga ju...

Duhet t'jua priste mendja që meshkujve u pëlqen të sillen në mënyrë qesharake. Kjo është e vërteta e hidhur që fshihet pas figurës së rëndë mashkullore. Ai do të regjistrojë veten ndërsa këndon me gjithë shpirt këngën e tij të preferuar, mund ta interpretojë dhe kërcejë atë, pse jo edhe lakuriq. Bën fytyra të çuditshme përpara pasqyrës dhe e di sa qesharak duket, prandaj me siguri do t'i fshijë gjurmët. Kur ju të shkoni në shtëpi me siguri do ta gjeni duke parë televizor, a thua se kjo është e vetmja gjë që ka bërë gjithë ditën.

Tani që 'unë' është bërë 'ne', çdo djalë bën gjëra si për të reflektuar. Pi hashash, mund të tymosë një cigare, të pijë pak alkool ose të luajë poker online. Mund edhe t'i hyjë me lugë një kavanozi të madh me Nutella, gjalp kikiriku apo ëmbëlsira.

Bën gjëra, për të cilat ti do acaroheshe shuuuumë...

Gjëra si këto, nuk do t'i pranojë kurrë. Si p.sh, kërkon në Facebook apo Instagram ish-të dashurën, i dërgon mesazhe vajzave të tjera. JANE THJESHT SHOKE, por gjithsesi, e di që ty nuk të pëlqen dhe preferon ta mbajë të fshehtë. Urinon në lavaman, ulet në divan apo karrige lakuriq, kontrollon gjërat që bën ti, llogari të vjetra Facebook-u e gjëra të tilla.

Ata do bëjnë pis kudo nëpër shtëpi, do harrojnë të fshijnë historinë në internet dhe do t'i zbuloni fantazitë e shfrenuara seksuale të kërkuara në website pornografike, apo do kuptoni që kanë shfletuar fotot e ish-të dashurave në rrjete sociale. Por mos u mërzisni, ata ende ju duan...
meshkujt
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve