Ja çfarë do përmbajnë kontratat e 
​mësuesve, Sindikatat nisin bisedimet

TIRANË - Pas plotësimit të dokumentacionit të kërkuar nga Ministria e Arsimit, sindikatat që mbrojnë interesat e mësuesve, kanë nisur bisedimet për të nënshkruar kontratën kolektive të punës.
 
Prej janarit të këtij viti mësuesit nuk kanë një kontratë kolektive ndërsa Ministria e Arsimit thotë se vazhdon të qëndrojë në fuqi kontrata e mëparshme. Nga ana e tyre sindikatat e arsimit thonë se do të kërkojnë të njëjtat kushte nga Ministria e Arsimit, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e mësuesve.
 
“Personi që merret në punë për herë të parë pajiset nga punëdhënësi me Librezë Pune, e cila është unike për të gjithë të punësuarit, sipas modelit të përcaktuar nga organi kompetent. Punëdhënësi nuk mund të zgjidhë kontratën e punës pa shkaqe të arsyeshme. Zgjidhja e marrëdhënieve kontraktuale të punës nga punëdhënësi pa shkaqe të arsyeshme është e pavlefshme. Në këtë rast punëdhënësi detyrohet t’i paguajë dëmshpërblim punëmarrësit të barabartë me një vit pagë. Për të punësuarit në arsimin publik, me kërkesën e Sindikatave Qendrore nënshkruese të kësaj Kontrate ose me vendim gjykate të formës së prerë, punëdhënësi është i detyruar ta rikthejë punëmarrësin e larguar nga puna pa shkaqe të arsyeshme, në punën e mëparshme. Kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme, për zgjidhjen e marrëdhënieve kontraktuale të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë ndaj punëmarrësit këto afate njoftimi: -Një muaj për të punësuarit që kanë një vit pune. Dy muaj për të punësuarit që kanë dy deri në pesë vjet punë  dhe tre muaj, për të punësuarit që kanë me shume se 5 vjet punë. Në mungesë të njoftimit të këtyre afateve punëdhënësi është i detyruar t’i paguajë punëmarrësit pagën mujore që i korrespondon afatit të njoftimit.(neni 143 i Kodit të Punës)”, - janë disa nga kërkesat e sindikatave, kërkesa që janë dhe në kontratën kolektive të nënshkruar në 2010-n. Sipas Ministrisë së arsimit kontrata kolektive e punës do të nënshkruhet me sindikatën që ka më shumë anëtarë të regjistruar dhe se i gjithë procesi do të mbështete te bisedimet.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025

E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025