Ja çfarë duhet të dini për strumën

Ja çfarë duhet të dini për strumën
Hipotiroidizmi është 10 herë më i shpesh të te femrat se sa te meshkujt dhe zakonisht shfaqet mbi moshën 40 vjeç. Ai mund të çojë në nivele të larta të kolesterolit dhe rritjen e riskut për sëmundje të zemrës. Sërish, ka shumë shkaqe, por në disa raste duket se ai është pjesë e procesit të plakjes. Hipotiroidizmi është veçanërisht i shpeshtë te femrat pas menopauzës. Shkaqe të tjera të një tiroideje pak aktive janë trajtimet për hipertiroidizmin dhe sëmundjet gjenetike si sindromat Down dhe Turner.

Cilat janë ndërlikimet e hipotiroidizmit?
Duke qenë se hipotiroidizmi mund të shkaktohetnga sulmi që sistemi imun i bën organeve sëmundje rrit riskun që të zhvillohen edhe sëmundje të
tjera autoimune, megjithëse ndodh rrallë. Këto sëmundje përfshijnë deficiencën e vitaminës B12, vitiligon (njolla në lëkurë që shkaktohen nga humbja e pigmentit), insuficiencën renale, strumën, sëmundjet kardiake. Gjithashtu, nëse nuk trajtohet, hipotiroidizmi mund të rrisë nivelet e kolesterolit në gjak, duke ju bërë më të prirur për të pësuar një infarct të zemrës apo të trurit.
Në raste shumë të rralla,hipotiroidizmi mund të shpjerë në një gjendje që quhet koma miksedematoze. Shenjat paralajmëruese janë ulja e temperatures trupore, frymëmarrja e cekët, presioni i ulët i gjakut, nivelet e ulëta të glukozës në gjak dhe ulja e nivelit të vetëdijes dhe reagimit.
Si trajtohet hipotiroidizmi? Zakonisht, kjo sëmundje trajtohet përmes zëvendësimit të hormoneve me tableta që quhen levotiroksinë. Levotiroksina zëvendëson hormonin tiroksinë të tiroides, I cili nuk prodhohet në sasi të mjaftueshme nga kjo e fundit. Matja në gjak e niveleve të hormonit stimulues të tiroides (TSH) përcakton dozën e nevojshme të levotiroksinës. Termi mjekësor për gushën është strumë. Strumat ndahen në endemike dhe sporadike (jo toksike). Strumat takohen në persona që jetojnë larg bregdetit. Kjo populate nuk merr jodin e mjaftueshëm me anë të ushqyrjes. Përdorimi i kripës së jodizuar në kuzhinë parandalon zhvillimin e pamjatueshmërisë së jodit.

Faktorët e riskut për strumë janë:
 Mosha mbi 40 vjeç
 Persona të tjerë në familje të sëmurë
 Gjinia femërore
 Marrja e pamjaftueshme e jodit
Fillimisht fillohet me doza të ulëta të cilat rriten ngadalë në varësi të përgjigjes së organizmit. Bëhen analiza sistematike derisa të gjendet doza e saktë e levotiroksinës. Hipotiroidizmi është një sëmundje që zgjat gjithë jetën, ndaj ka mundësi që levotiroksinën do ta merrni vazhdimisht.
Zakonisht levotiroksina nuk ka efekte anësore, duke qenë se thjesht zëvendëson hormonin që prodhohet në sasi të vogël. Pasi përcaktohet doza e duhur, do të kryhen analizat e gjakut një herë në vit për të monitoruar nivelet e TSH-së, një hormon tjetër që luan rol në mirëfunksionimin e tiroides. Gusha endemike apo
Struma ushqimit Shenja kryesore e strums është rrjedhojë e inflamacionit të gjëndrës tiroide dhe mund të shkojë nga një nodul i vogël deri në një masë të madhe në qafë. Kjo masë mund të ushtrojë presion mbi trakenë dhe ezofagun, çka mund të çojë në vështirësi në frymëmarrje, kollë, ngjirje dhe probleme në gëlltitje. Trajtimi i strums është i nevojshëm vetëm në rast se shkakton simptoma dhe mund të përfshijë, në varësi të shkakut, jodin radioaktiv, ndërhyren kirurgjikale (tiroidektomia), doza të vogla tretësire jodi ose suplemente me hormone tiroidiene.

(aq/shqiptarja.com)


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza