Ja çfarë gjykojnë njerëzit tek
ju kur takoheni për herë të parë

Ja çfarë gjykojnë njerëzit tek<br />ju kur takoheni për herë të parë
Njerëzit e rinj që hyjnë në jetën tuaj ju njohin brenda sekondave, por çfarë vlerësojnë ekzaktësisht tek ju? Amy Cuddy, Susan Fiske dhe Peter Glick, të tre profesorë në shkollën e Harvardit, kanë studiuar marrëdhëniet mes njerëzve për më shumë se 15 vite dhe kanë ardhur në përfundime mjaft interesante.

Në librin e saj “Presence”, Amy Cuddy thotë se njerëzit i përgjigjen dy pyetjeve kur ju takojnë për herë të parë:

1. Mund të kem besim tek ky person?
2. Mund të kem respekt për këtë person?

Psikologët i referohen ngrohtësisë dhe kompetencës dhe idealja për një njeri do të ishte t’i kishte të dyja. Sidoqoftë, sipas Cuddy-t, pjesa më e madhe e njerëzve kërkojnë kompetencën tek dikush, aq më tepër kur bëhet fjalë për kontekstin profesional, kompetenca është faktori kryesor.

Por në fakt ndjenja e ngrohtësisë dhe besimi janë faktorët më të rëndësishëm në bazë të të cilëve njerëzit ju vlerësojnë. “Për njerëzit është shumë e rëndësishme të dinë nëse një person e meriton ose jo besimin tonë,” shkruan Cuddy në librin e saj. Dhe në fakt kjo ka shumë kuptim kur merr parasysh se shpellarët vite më parë shihnin si më të rëndësishme të kuptonin nëse miku do t’i vriste dhe më pas t’i vidhte të gjitha sendet, sesa nga aftësia e tij për të ndezur një zjarr të mirë.

Kompetenca, pra aftësitë vlerësohen shumë, por vetëm pasi krijohet besimi. Shumë njerëz në vendet e punës shqetësohen shumë për të nxjerrë në pah zgjuarsinë dhe aftësitë e tyre, sa harrojnë të tregohen miqësorë dhe të përfshihen më shumë në evente sociale, nuk kërkojnë ndihmë dhe në fund dalin si të distancuar dhe të tërhequr nga të tjerët. Një sjellje e tillë penalizon këtë kategori njerëzish, të cilët shpesh përfundojnë duke mos e fituar vendin e punës, kjo sepse nuk arritën të krijojnë besimin e të tjerëve.  

Një person i ngrohtë dhe i besueshëm, i cili është gjithashtu i fortë sjell admirim. Këtë vlerësojnë njerëzit kur ju takojnë për herë të parë.
amy cuddy
Amy Cuddy

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë