Nga orët e pasdites nisën incidentet e krijuara në aeroport me ndalimin e disa shqiptarëve e gazetarëve të cilët më parë ishin akredituar për të ndjekur ndeshjen, për të vazhduar me incidentet e ndodhura gjatë këndimit të Himneve Kombëtare.
Ishte momenti i këndimit të Himnit Shqiptar ku tifozët serb filluan në kor me fyerje raciste çka sipas rregullave të UEFA-s ndeshja duhet të ishte ndërprerë pa u nisur.
Por paçka kësaj dhe tensioneve vendimi u mor bilbili ra dhe në fushën e blertë lojtarët u vunë përball njëri-tjetrit.
Në momentin kur loja sportive kishte sjellë edhe rastet për ekipet respektive do të ishte goditja këndit nga ekipi shqiptar e cila do të ndërpriste për pak minuta ndeshjen pasi tifozët serb filluan të dalin jashtë kontrollit duke hedhur fishekzjarre në fushë çka detyruan albitrin të vendos ndërprerjen për pak minuta.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)