Përpos bisedimeve dhe diskutimeve për marrëveshje mbi të cilat ende nuk është hedhur dritë, dy homologët, Kotzias dhe Bushati kanë shijuar edhe gjithë të mirat dhe kënaqësitë që të jep qyteti i bukur i Korçës.

Në fotot që ne sjellim për ju duken dy ministrat dhe delegacionet që janë duke u kënaqur me muzikë dhe gatimet tradicionale të Korçës.

Ministri grek dhe delegacioni i tij bënë një shëtitje në pazarin e Korçës dhe darkoi në një nga restorantet aty pranë ku provoi, kërnackat, lakrorin në dhe petullat e fshira që janë tradicionel, gjithashtu provoi dhe verën e rakinë dhe shumë gatime të tjera që më mirë se Korça, askush nuk i gatuan.

Gjatë kësaj vizite dy delegacionet patën një udhërrëfyes të veçantë dhe ai ishte vetë kryebashkiaku korçar Sotiraq Filo.

Ditën e shtunë Kotzias ka drekuar në një restorant pranë malit të Moravës ku menuja ishte akoma dhe më e veçantë, duke filluar me pulë fshati, lakror 6 lloje, verëra dhe raki rrushi.

Në foto të dyja palët duken tepër të kënaqur me muzikën dhe gatimet e veçanta. 

kotzias ne korce

Er.K/Shqiptarja.com