Ja ç’farë bën i riu në Berat, tenton t’i vjedhë identitetin vëllait me tjetër mbiemër

Ja ç’farë bën i riu në Berat, tenton t’i vjedhë identitetin vëllait me tjetër mbiemër

Drejtoria vendore e policise berat

Në qytetin e Beratit një ngjarje disi e pazakontë ka ndodhur, atje ku një djalë i ri në moshës 24 vjeçare ka tentuar t’i vjedhë identitetin vëllait.

Sipas të dhënave arsyeja nuk bëhet me dije, 24 vjeçari me inicialet A.H ka shkuar në njësinë bashkiake për t’u pajisur me një kartë identiteti me emrin e vëllait të tij, 21 vjeçarit me inicialet M.R.

 

Kuptohet se dy vëllezërit nuk mbajnë të njëjtin mbiemër, çka e bën akoma më të dyshimtë 24 vjeçarin dhe tentativën e tij për të bërë një kartë identiteti me formalitete që s’janë të tijat.

 

Më datë 25.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.H., vjeç 24, banues në Berat, pasi dyshohet se për t’u pajisur me Kartë Identiteti, ka aplikuar me gjeneralitetet e vëllait, shtetasit M.R., vjeç 21, banues në Berat. Nenet 189 e 190 të Kodit Penal. 

NJOFTIMI I POLICISË

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja