Ja çfarë e shkaktoi rebelimin e grupit Wagner

Ja çfarë e shkaktoi rebelimin e grupit Wagner

1687602592_1685965973wagner.JPG

As autoritetet ruse dhe as shefi i grupit mercenar rebel Wagner, Yevgeny Prigozhin nuk duket se janë gati të tërhiqen në atë që tani është kthyer në një krizë që rrezikon copëtimin e vendin.

Por çfarë e shkaktoi rebelimin e grupit Wagner që deri para pak kohësh luftonte kundër Ukrainës për llogari të Putin?

Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner  ka fajësuar vazhdimisht ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për dështimet e forcave të armatosura të vendit dhe viktimat e mëdha në fushën e betejës në Ukrainë.

"Lufta ishte e nevojshme që Shoigu të mund të bëhej Marshall, në mënyrë që të mund të merrte një Yll të dytë Hero, lufta nuk ishte për çmilitarizimin ose denazifikimin e Ukrainës. Duhej për një yll shtesë," ka thënë Prigozhin duke kundërshtuar drejtpërdrejt Kremlinin.

Ai fajësoi gjithashtu oligarkët për luftën, duke dënuar klanin që në praktikë sundon Rusinë sot.

Gjithashtu pretendimi i Prizoghin se një bazë Wagner në Ukrainë u godit nga ushtria ruse në fillim të kësaj jave, nxiti dhe më tepër revoltën, megjithëse ministria e Shoigu e mohon këtë.

Vëzhguesit e Kremlinit gjithashtu vunë në dukje një urrejtje personale të gjatë midis Prigozhin dhe Shoigu , gjeneralët e të cilëve e shohin shefin e Wagner-it si një të huaj të dehur nga pushteti.

Por deri më tani, Prigozhin i quajtur "kuzhinieri i Putinit", pasi më parë shërbente ushqime në  restorante të shtrenjta për liderin rus, nuk po tërhiqet nga sfida e drejtpërdrejtë ndaj sundimit të Putinit.


Lajmi kryesor:

‘Marrëveshje për të shmangur gjakderdhen’, Prigozhin tërhiqet nga sulmi ndaj Moskës! Kremlini: Do të shkojë në Bjellorusi! Nuk do të gjykohet


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot