Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është emër shumë i dashur për publikun. Ajo është shumë aktive me koncerte në vende të ndryshme të botës, andaj gjen shumë pak kohë që të qëndrojë pranë familjarëve. Mëngjesin e sotëm, Dua është nisur për në Paris dhe derisa ishte në rrugë për atje dhe ka kuptuar që ka harruar pasaportën.
“Harrova pasaportën në rrugë për në Paris dhe po dukem si budallaqe”, shkruan Dua mbi foton me efekte të rrjetit social Snapchat.
Ndërsa kujtojmë që të premten lançohet projekti i ri i Dua Lipës në duet me Calvin Harris.
( Këngëtarja, Dua Lipa në foton ilustruese që ka publikuar në Insta Story )