TikTok aplikacioni që ka marrë zemrën e të rinjve shqiptar dhe të gjithë botës do të sjell një opsion të ri. E vetmja media sociale që nuk ka një opsion për story, ka nisur eksperimentin për versionin e ri.
Lajmi është bërë me dije nga themeluesi i Geekout, Matt Navarro, si edhe nga një zëdhënës i TikTok. Opsioni i ri do të ndjekë të njëjtin parim duke i lejuar përdoruesit të postojnë foto dhe video 24-orëshe para se të fshihen automatikisht.
Pas Instagram-it, Facebook-ut, Whatsapp-it, Twitter-it, Pinterest-it, Linkedin-it, tashmë edhe Tik Tok do të ketë Story. Testimi i platformës për versionin e ri po kryhet në disa vende periferike të SHBA-së.