Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë,Majlinda Andrea, e cila tashme është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka marrë ryshfet 50 mijë euro për të ndikuar në një vendim gjyqësor, rezulton se ka një pasuri në vlera normale, madje ka edhe borxhe. 

Në deklaratën e saj të pasurisë për 2015 që shqiptarja.com e disponon rezulton se ajo ka përfituar nga paga e saj 1.5 milionë leke nga rroga e saj, ndërsa bashkëshorti, Odhise Andrea,që është anëtar i komisionit të sigurisë ka përfituar nga paga e tij për vitin 2015 rreth 1.1 milionë lekë. 

Sakaq bashkëshorti i gjyqtares ortak pasiv në kompaninë GranitImport–AL sh.p.k ka marrë dividend pre 2.1 milionë lekësh nga fitimi i kësaj kompanie. 

Djali i gjyqtares, Kristi Andrea, rezulton të ketë marrë nga paga si administrator i kësaj firme rreth 790 mijë lekë. 

Djali i gjyqtares, Kristi Andrea, si administrator pranë shoqërisë GranitImport–AL sh.p.k ka marrë 7.9 milionë lekë të vjetra.

Në 2015 Majlinda Andrea ka përfituar rreth 5 mije euro nga shitja e një automjeti, ndërsa bashkëshorti i saj në 2014 gjithashtu ka shitur 500 mijë lekë një makinë Wolsvagen.
 
Djali i çiftit posedon një autoveturë BMW vlera e së cilës shkon në 5 milionë lekë. 

Familja Andrea rezulton se ka depozitë bankare në vlerën e 20 mijë eurove, ndërkohë Majlinda Andrea ka tërhequr nga një depozitë në vlerën 30 000 euro për blerje të një apartamenti në kryeqytet. 

Ndër të tjera në deklaratën e pasurisë gjyqtarja e gjykatës së lartë deklaron se është pronare e 60 % të shoqërisë, “BESIMI GRANIT” sh.p.k që operon në Kosovë.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)