Njerëz të suksesshëm, elegantë dhe me aftësi vendimmarrëse për të kthyer idetë në para. Sipërmarrësit i kanë të gjitha këto cilësi dhe kjo është arsyeja përse është profesioni që tërheq më shumë femrat.

 Ato duan të kenë në krah një mashkull të tillë dhe e konsiderojnë tepër “seksi”. Sipas një sondazhi të bërë në muajin qershor në vendet e Bashkimit Europian, 18 përqind preferonin të kishin një mashkull sipërmarrës në krah.

Pas tyre vinin inxhinierët me 8 përqind. Rënie për mjekët krahasuar me një vit më parë, vetëm 4 përqind e femrave beqare i preferojnë.

Ndërkohë që meshkujt me uniformë janë shumë pak të preferuar. Policët, ushtarakët apo zjarrfikësit janë nën kuotën 1 përqind.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)