Ja dëshmia e plotë, Gjadri
në vitin 2012 bazë trafiku

Ja dëshmia e plotë, Gjadri<br />në vitin 2012 bazë trafiku
TIRANE- Zbulohet dëshmia e plotë e oficerit ushtarak që ka parë avionët të ulen në Gjadër për të transportuar drogë. Në raportin e Komisionit Hetimor është publikuar dëshmia e oficerit i cili thekson se ka parë disa herë disa një avion sportiv të tipit charter që të ulet në aerodromin e Gjadrit nga ku është furnizuar me disa pako të mbështjella me natriban.

“Kam qenë me shërbim në Aerodromin Gjadër Lezhë nga 2011-2013 …gjatë kohës që kam qenë me shërbim në muajin tetor 2012 kam pasur informim nga persona që kanë bagëti se ketu ulet një avion charter në fund të Aerodromit …që ngarkonte disa arka të dyshimta. Në një prej ditëve që unë isha me shërbim ulet avioni rreth orës 07.30, për të cilën kam komunikuar me telefon me Komandantin e Truprojës së Bazës së Gjadrit dhe i kam thënë se vjen një avion charter.

Komandanti i truprojës (E.M) së bashku me rojën (S.Gj) kanë shkuar në aerodrome me motoçikletë dhe kanë gjetur avionin dhe 5 persona të tjerë dhe kanë konstatuar furnizimin me karburant dhe pako të mbështjella me natriban të avionit charter. Janë pyetur personat në fjalë se çfarë po bënin në një bazë ushtarake dhe përgjigjja ka qëne se po bënin stërvitje në luftën kundër narkotikëve dhe se ishin të SHIK. Kur komandanti i truprojës u ka thënë se po vjen përgjegjësi, njëri prej tyre u ka thënë se jemi te SHIK dhe kanë ikur”,- thuhet në dëshminë e oficerit S.GJ.

Zhduken provat
Në bazë të raportit të Komisionit Hetimor rezulton se për periudhën 05.07.2012-28.09.2012 dhe 05.02.2013 -10.02.2013 nuk është mbajtur asnjë shënim në librin e shërbimeve në aerodromin e Gjadrit. Ky libër në vetvete është një regjistër në të cilin shënohen të gjitha lëvizjet që bëhen në aerodrom, qoftë edhe zëvendësimi i turneve. Por ajo që lë më shumë dyshime është fakti se këto shënime nuk kanë kryer në periudhën në të cilën dëshmitari okular i ngjarjes ka raportuar uljen e avionëve sportiv të cilët ngarkoheshin me karburant dhe me lëndë narkotike.

Një fakt tjetër interesant është edhe fakti se komandanti i rojeve të bazës së Gjadrit i ka pohuar oficerit S.Gj që të mos raportojë asgjë nga ato çka kishte parë në aerodrom. “Dëshmitari ka parë personalisht në po këtë periudhë tetor 2012, 4-5 persona që ngarkonin avionin me karburant dhe me pako të mbështjella me natriban. I ka pyetur nëse kishin autorizim dhe ato i kanë dhënë të njëjtën përgjigje se ishin të SHISH. Personat në fjalë ishin të armatosur sipas këtij dëshmitari.

Ka komunikuar sërish me një epror, kapitenin A.Sh, i cili i ka thënë të mos u hapte telashe”,- thuhet në raport. Raporti i përgatitur nga Komisioni Hetimor është dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme si prova për iniciomin e hetimit. Në kërkesën e raportit theksohet se: “Dërgimin e të gjithë materialit të shqyrtuar dhe administruar nga ky komision , Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë me qëllim vënien përpara përgjegjësisë, të të gjithë personave zyrtarë shtetërorë ose jo të cilët kanë bërë të mundur ngritjen dhe funksionimin e një linje të rregullt të trafikut ajror të narkotikëve nga baza ajrore e Gjadrit”


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë