Kryeministri i Serbisë, Alkesandar Vuçiç, në një intervistë për revistën gjermane “Focus Mani” ka thënë se dallimi midis Serbisë dhe Greqisë është se Serbia me vendosmëri shkon drejt një rruge ndryshe nga Greqia, në mënyrë që t’i tejkalojë krizat, sepse, sipas tij, ka rrugë të ndryshme për dalje nga kriza.
Gjatë intervistës me fokusim mbi dallimet dhe ngjashmëritë midis Serbisë dhe Greqisë për të zgjidhur krizën që shqetëson të dyja vendet, Vuçiç ka thënë se Serbia është i vetmi vend në Europën juglindore që ka krijuar parakushtet për konsolidimin e buxhetit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë, transmeton Indeksonline.
“Kemi shkurtuar pensionet dhe pagat në sektorin publik me 10 përqind, kemi rregulluar infrastrukturë ligjore që krijon fleksibilitet në tregun e punës. Kemi një ligj të ri mbi privatizimin dhe falimentimin. Por ndryshimi më i madh është mendja e njerëzve. Kemi filluar të ndryshojmë mentalitetin e njerëzve, duke shkuar në një drejtim të ri. Por për ta bërë këtë, duhet ta pranojmë se në të kaluarën kemi bërë veprime të gabuara”, ka thënë Vuçiç.
Ai tha se nuk beson se në Serbi ka ndonjë parti si SYRIZA në Greqi, por ka shumë “Syriza fantazma”, që vënë theksin mbi zgjidhje të lehta e të këndshme.
Ndërsa, Vuçiç për kryeministrin grek Alexis Tsipras ka thënë se për tejkalimin e krizave i duhet të bëjë zgjedhje të vështira. /Indeksonline/
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com