Ja disa nga frazat më të
bukura në librat e Ecos

Ja disa nga frazat më të<br />bukura në librat e Ecos
Ja disa nga frazat më të famshmë të filozofit dhe shkrimtarit Umberto Eco, i cili u ndaj nga jeta në moshën 84 vjeçare.

Pushtimi i budallenjve-Mediat sociale i kanë dhënë të drejtë fjale legjioneve me budallenj që dikur flisnin vetëm në bar pasi kishin pirë një gote vere, pa e dëmtuar shoqërine. Dikur u mbyllej goja menjëherë ndërsa sot kanë të njëjtën të drejtë fjale me një fitues të çmimit Nobel. Ky është pushtimi i budallenjve.
Kush nuk lexon-Kush nuk lexon, në moshën në 70 vjeçare do të ketë përjetuar vetëm një jetë; të tijën. Kush lexon do të ketë jetuar 5000 vjet: Kur Kaini vret Abelin, kur Renzo martohet me Lucian, sepse leximi është pavdekshmëri.

Kompiuteri nuk është inteligjencë- Kompiuteri nuk është një makinë inteligjente që ndihmon njerëzit budallenj, përkundrazi është një makinë budallaqe që funksionon vetëm në duart e njerëzve inteligjentë.

Dy tipe librash-Janë dy tipe librash, ata për t’u konsultuar dhe ata për t’u lexuar. Të prat zën shumë vend në shtëpi, janë të vështirë për t’u manovruar dhe janë të kushtueshëm dhe mund të zëvendësohen me disqe multimediale dhe lirojnë hapësirën. Librat për t’u lexuar nuk mund të zëvendësohen nga ndonjë pajisje elektronike. Janë bërë për t’u mbajtur në dorë, në shtrat, në bankë edhe aty ku nuk ka spina elektrike, mund të nënvizohen, mund t’i lësh të bien në tokë ose të hapur kur të zë gjumi...

Terrorizmi-Kur terrorizmi humbet, jo vetëm që nuk bën revolucion, por vepron si element magazinimi që ngadalëson procesin e ndryshimeve.
Zgjedhja për vdekjen- Unë kam të drejtë të zgjedh vdekjen time për të mirën e të tjerëve.

Njeriu i arsimuar- Për mua njeri i arsimuar nuk është ai që di kur ka lindur napoloni, por ai që di se ku të shkojë të kërkojë informacion në momentin e fundit të jetës së tij kur i duhet, në dy minuta.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten