Ja dokumenti ku Berisha paralajmeronte 100 mijë protestues në Bulevard, por s’i erdhën as 1/10

Ja dokumenti ku Berisha paralajmeronte 100 mijë protestues në Bulevard, por s’i erdhën as 1/10

Dokumenti që PD dorëzoi në polici, ku njoftoi për pjesëmarrjen

TIRANË- Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme një protestë, të cilën me të madhe e kishte trumbetuar si një “revolucion” e që do të rrëzonte  Edi Ramën nga pushteti, mirëpo kur kjo nuk ndodhi, ai vendosi që ta shtynte rrëzimin e qeverisë për të hënën.

Që me rikthimin e tij në krye të PD-së, Berisha ka zhvilluar jo pak protesta dhe më shumë se një kauzë në interes të qytetarëve, të gjitha kanë qenë “teste” për të kuptuar se sa veta ka pasur rreth vetes, nisur edhe nga fakti se vendi është në prag të zgjedhjeve lokale. 

Mirëpo, përtej luftës së tij të brendshme dhe konfirmimit si lider i demokratëve, Berisha u pa shumë i vogël në krahasim me kauzën e madhe që kishte ngritur, për të rrëzuar Ramën dhe ardhjen e PD-së në pushtet. Berisha e sheh vetes si kundërshtarin kryesor që mund ta rrëzojë Ramën nga pushteti, mirëpo nuk shihet si i tillë nga populli opozitar. Kjo u vërtetua edhe sot në Bulevard.

Në këtë dokument të 2 ditëve më parë, kur njoftoi policinë për mbajtjen e protestës, Berisha tha se të pranishëm do të jenë nga 80 mijë deri në 100 mijë protestues, mirëpo kjo duket se ishte një “ëndërr” e tij, pasi realiteti ishte krejtësisht tjetër. Sot ai, në bashkëpunim me aleatin e tij, Ilir Metën nuk mblodhi as 1/10, rreth 7-10 mijë protestues, pavarësisht përpjekjeve të tij duke nxjerr pamje me regji qendrorë apo shpërndarjes së protestuesve për të mbushur të gjithë Bulevardin.

Dokumenti që Sali Berisha dorëzoi në polici, ku njoftoi për pjesëmarrjen
 

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SONA: 12/02/2023 07:34

    A POPULL DELE

    Përgjigju
  • titi: 11/02/2023 19:40

    ai mire qe erdhi vete

    Përgjigju
  • Goni: 11/02/2023 19:11

    Po nrml svjen populli aty ku jan duart e mbuluara me gjak

    Përgjigju
    • Tallavaja: 12/02/2023 02:01

      Per ANTI Antigonin Po Meta me Salen jane vete hajduter, biles te thekur e te dokumentuar, me vilat secili nga 2-3 milion Euro secila e me roje sikur compound i Bin Laden, biles te thekur e te dokumentuar, por edhe vrases serial, por jo te gjykuar, por qe te gjykojne ty. Me keta nuk rrihet, sepse edhe jane te paaafte/

    • Antigoni: 11/02/2023 20:33

      Rri se mirë je me hajdutërinë o Goni

  • Dori: 11/02/2023 19:09

    Nuk te do njeri o non grada

    Përgjigju
  • Klinton: 11/02/2023 19:09

    Sa deshtak qe eshte.Kurr sdo vish ne pushtet

    Përgjigju
  • Semi: 11/02/2023 19:08

    Shume i kane ardhur dhe aq,se asnje njeri nuk duhet te mblidhet ne protestat e ketij kriminelit.Se nuk i intereson fare ky popull po vetem vetja e tij.

    Përgjigju
  • Bujar: 11/02/2023 19:06

    Po normale qe nuk i vijne njerzit,se e dine ca krimineli qe eshte.I intereson vetem te beje rremuje e asgje tjeter.

    Përgjigju
  • Vini: 11/02/2023 19:06

    Askush nuk e do kete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja