TIRANE- Në një kohë kur vazhdon puna inspektuese e inxhiniereve për verifikimin e banesave apo pallateve te dëmtuara nga tërmeti, një manual i përgatitur nga ekspertë të Komisionit Europian shpjegon se cilat mund te quhen dëmtime të lehta, të mesme dhe të rënda në rast tërmeti.
Në këtë manual të përgatitur kohë më parë nga specialistët më të mirë në Europë, tregohet me foto dhe raste konkrete niveli i dëmit që mund të ketë pësuar banesa juaj nga tërmeti. Nëse jeni te kategoria e verdhë ose e kuqe, të gjithë qytetarët do të duhet që ta raportojnë atë menjëherë pranë njësisë administrative, që më pas të verifikohen ne terren nga inxhinierët e Institutit të Ndërtimit.
Prandaj, nëse jeni të shqetësuar për dëmtimet që mund të ketë pësuar pallati juaj nga tërmeti i 26 nëntorit, hidhini një sy këtij dokumenti për të kuptuar rëndësinë e dëmtimit.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin për nivelin e dëmeve)