Ja e shkuara kriminale e Tashos 
Në 2004 fqinjit: "Më prit po ta mbajti"

Ja e shkuara kriminale e Tashos <br />Në 2004 fqinjit:
Me arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e Enton Nikajt 3 ditë më parë në Tiranë, policia ka mundur të zbardhë një plagosje të ndodhur 4 muaj më parë në qendër të Tiranës. I arrestuari Emiljano Tasho Nina rezulton se para vrasjes së Nikajt ka plagosur në korrik dhe Xhevahir Shabanin. Tasho po ashtu rezulton i dënuar në 2004 me dy vite burg për vrasje të mbetur në tentativë.

....
Emiljano Tasho Nina i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Enton Nikajt rezulton se 11 vite më parë është përfshirë në botën e errët të krimit në një vrasje asokohe të mbetur në tentative.

“Më prit pot a mbajti", - i është drejtuar Tasho Agron Bilbilit në prill të vitit 2004 pas një konflikti banal në një pikë bastesh në lagjen "Ali Demi". Pasi ka shkuar në shtëpi ka marrë një mjet prerës biçak me të cilin i ka goditur Bilbilin disa herë.

Për këtë krim Gjykata e Tiranës e dënoi Tashon asokohe më 28 muaj burg, dënim ky i shlyer.
 
emiljano tasho

Kur kanë kaluar 24 orë nga arrestimi i 30-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e Nikajt, Policia e Tiranës ka mundur të faktojë përfshirjen e tij dhe në një tjetër krim.

Bëhet fjalë për plagosjen me armë zjarri të ndodhur më 24 korrik 2015, ku në rrugën "Hoxha Tasim" pre e plumbave ra Xhevahir Shabani.

Asokohe kjo ngjarje u mbulua nga misteri pasi Shabani ishte kthyer vetëm pak kohë më parë nga emigracioni në Itali dhe ishte person pa precedent penal.

Emiljano Tasho pritet që të martën të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij, ndërsa burime për Shqiptarja.com nga Prokuroria thanë se do të kërkohet "arrest me burg" për vrasje me paramendim, armëmbajtje dhe plagosje e rëndë me dashje.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie