Ja fituesit e “Miss & Mister Albania”
dhe “Miss Universe Albania”

Ja fituesit e “Miss & Mister Albania” <br />dhe “Miss Universe Albania”
Konkursi i bukurisë shqiptare “Miss dhe Mister Albania 2012” ka përfunduar duke shpallur si fituese të saj Ersela Kurtin dhe Mister Albania Geraldo Bibën.

Risia e këtij edicioni ishte bashkimi i Miss Albania dhe Miss Universe Albania në një mbrëmje të vetme.

Vera Grabocka dhe Fadil Berisha kanë sjellë bashkimin e këtyre dy formateve.

fituesit e miss albania

(Fituesit e konkursit "Miss dhe Mister Albania" dhe "Miss Universe Albania" Ersela Kurti, Geraldo Biba, Adrola Dushi)

Fituese e Miss Universe Albania u shpall bukuroshja Adrola Dushi, e cila do të jetë përfaqësuesja e Miss Universe në Las Vegas në Amerikës.

Spektakli i cili erdhi në drejtimin e Alketa Vejsiut u transmetua në televizionin Klan.

Pjesë e jurisë që zgjodhi mes bukurosheve shqiptare ishin fotografi i njohur si dhe organizatori i Miss Universe Albania, Fadil Berisha, aktori i njohur Blerim Destani,

stilistja e talentuar Enada At’Nikolla, Missi i parë shqiptar Valbona Selimllari si dhe modelja bukuroshe me famë botërore Emina Cunmulaj.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Përmet/ Po fotografonte natyrën, turistja gjermane bie nga ujëvara, plagoset rëndë në kokë! Transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë

Përmet/ Po fotografonte natyrën, turistja gjermane bie nga ujëvara, plagoset rëndë në kokë! Transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë