Një ndër ta është edhe Brandon Holifield, ushtarak i trupave Komando Amerikane që ka qenë bashkë me Ibrahim Bashën në Afganistan.
Ai ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” tre foto nga koha kur ata ishin bashkë, duke e shoqëruar me një koment ku shpreh dhimbjen për humbjen e mikut të tij. Ai shkruan se Ibrahimi u vra jo duke luftuar në Afganistan por në shtëpi mes njerëzve të tij.
“Më ka kapur një trishtim i thellë, kur kam mësuar se shoku im, vëllai im, Ibrahim Basha, nuk është më me ne. Menjëherë kur u takuam, ai më mikpriti në familjen shqiptare me krahë të hapur e me zemër të dashur. Zemra ime është copëtuar kur kam mësuar se pas largimit nga komuniteti i forcave speciale të ushtrisë, ai iu bashkua forcave speciale të policisë, dhe u vra jo duke luftuar në Afganistan në frontin e luftës, por kur u kthye në shtëpi midis njerëzve të tij. Ibrahim fluturo lart vëlla! Ashtu sikur dikur bënim shaka.
“Do të shihemi në Valhalla shoku im” -shkruan Brandon.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)