Shqiptarja.com ka siguruar fotot e aksidentit rrugor të deputetit socialist, Pjerin Ndreu, mesditën e sotme në Pukë. Siç duket edhe nga këto foto, automjeti tip "Range Rover" i deputetit Ndreu ka goditur në pjesën e përparme një fugon transporti.

Të dy automjetet kanë pësuar dëmtime, por siç ka shkruar në Facebook deputeti socialist Pjerin Ndreu, përgjegjësinë e aksidentit e ka marrë ai dhe si rrjedhojë ka paguar gjobën për dëmin e shkaktuar.
"Jeta është dinamike. Ka të mirat e të këqijat e saj. Ne jemi aktorë seriozë por dhe që i bindemi ligjeve të natyrës, fatit apo vullnetit të zotit. Kur ke faj ti, rri e qëndro. Unë isha fajtor në një përplasje makinash në Rrapë të Pukës që falë zotit shkoi pa pasoja në njerëz. Qytetari që u përplas me mua nuk kishte asnjë faj. Policët ishin me stres, por unë ju thashë se faji është i imi dhe të mos abuzojë askush me të drejtën e zotit. Unë pagova gjobën për shkeljen. Mund edhe t'i shmangesha fajit. Por nuk kisha kurajo të penalizoja një të pambrojtur sepse isha fajtor! I falënderoj të gjithë ato që mu gjenden pranë duke më kujtu për të një mijtën herë se nuk jam vetëm dhe se miqtë, shokët, kushërinjtë e familja janë oksigjeni ku unë gjej forcë e më duket vetja asgjë para tyre!", shkruan Ndreu.
Nga ky aksidenti ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz.
Redaksia Online
Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA