FOTOT në zonën e tërmetit, që tregojnë si u masakrua deti e toka! Inxhinieri: Është përdorur dhe rërë për t'i ndërtuar

Ndërtimet pa kriter që kanë zaptuar territore të ndryshme dhe aspak të qëndrueshme ndaj goditjeve të tërmetit, dëmtuan disa objekte, disa prej tyre u shembën krejtësisht nga një goditje e vetme tërmeti, prej 6.4 ballë. Cilësia e ulët në ndërtim, por dhe teoria “…gjej vend bosh dhe ndërto…”, duhet të marrë fund njëherë e mirë, me qëllim minimizimin e dëmeve në njerëz dhe banesa, që shkaktojnë tërmetet.

Një inxhinier ndërtimi, i cili në këtë gjendje të jashtëzakonshme të shpallur në Durrës, Tiranë dhe Lezhë, preferon të flasë në kushtet e anonimatit tha për “Shqiptarja.com”, se janë dhjetëra banesa në plazhin e Durrësit dhe Golemit, që suvatimin dhe llaçin për muret rrethues, shpesh herë e kanë përzier me rërë deti. “…Të siguroj që në zonën plazh e deri në Golem, në ndërtesa është përdorur dhe rërë deti, të cilët e kanë përzier me masë të madhe çimentoje dhe gëlqereje, në mënyrë që rëra e detit, të reagonte dhe të ngurtësohej…Një veprim i tillë është kryer më gjerë në ndërtesat e para që janë ndërtuar në këtë zonë, kryesisht vitet 1997-2000, ku etja për të zënë një copë tokë dhe ndërtuar shumë shpejt mbi të një objekt ka qenë më e lakmuara…”-thotë inxhinieri.

Nga ana tjetër gjatë një vëzhgimi të historikut të hartave satelitore pikërisht në territorin bregdetar,ku gjatë tërmetit u dëmtuan rëndë shumë pallate dhe u shkatërruan plotësisht dy hotele “Vila Verde” dhe “Mira-Mare”, dallohet qartë maskarada që është bërë mbi këtë territor. Harta e vitit 2007 tregon gjendjen e terrenit, ku nuk kishte shumë ndërtime dhe se bregu i detit ishte në gjendjen e tij natyrale. Por, pasi vitit 2015, bizneset që hapën gropa të mëdha dhe mbi to ndërtojnë hotele, rërën e detit e hedhin brenda në det, duke krijuar territor artificial, mbi ujin e detit, çka sjell dëmtimin jo vetëm të tokës, por edhe territorit ujor. Mandej, ky përparim brenda në ujin e detit ka vijuar dhe në vitet në vijim, ku gjendja në vitin 2018 është kjo që shini në këtë foto. Natyra, vepron me teorinë e kompensimit, nëse ja merr diku terrorin, patjetër do të ta marrë territorin e saj, diku tjetër. Zyra urbanistike dhe inspektorate ndërtimore vendore, duket se kanë qenë jashtë funksionit të tyre, pasi fotot flasin vetë, mbi mënyrën e çuditshme të zaptimit të territorit dhe ndërtimit të objekteve. Tashmë tre prokuroritë e rretheve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, Tiranë dhe Krujë, kanë vendosur të nisin veprimet hetimore për të nxjerrë shkaqet dhe njerëzit përgjegjës, për ndërtimet e dobëta të ndërtuara në Krujë dhe Durrës. “…qëllimi i këtij hetimi është për të parë nivelin e ndërtimit, respektimin e planit fillestar të projektit të objektit. Respektimi i cilësisë së ndërtimeve duke filluar nga trashësia e kolonave dhe mureve mbushës. Njëherësh në planin e këtij hetimi, do të analizohen lejet e miratuara nga bashkitë apo komunat, nëse janë miratuar sipas kritereve urbanistike dhe nëse këto leje kanë qenë "ok", si janë zbatuar ato në teren gjatë ndërtimit të objektit. Është një hetim i gjerë, teknik dhe që do kohën e vet për të dalë në konkluzione, pasi do verifikohen dhe vërtetësia e akteve kolauduese të këtyre objekteve,sepse kemi dyshime të forta se këto akte janë të falsifikuara…”-tha një prokuror i rrethit të Durrësit.

Më tej në fokus të hetimit do jetë dhe verifikimi në teren i kateve shtesë, duke shkelur kështu jo vetëm kriteret e lartësisë të miratuara në bashki, por edhe duke falsifikuar projektin dhe aktin kolaudues përfundimtar të banesës.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhemaili: 03/12/2019 14:58

    Po mire more inxhinjet, more palo njeri se nuk te them dot palo inxhinjer se nuk e di se cfare perfaqeson. Nuk ke turp qe del e thua keto gjera tani? Po ti duheshin denuar njesoj si ata qe i kane bere ndertimet me rere. Po une nuk te besoj se ti duhet te kishe vene emrin ti je nje anonim pra nje hic. Prandaj mos fol me mire.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 03/12/2019 11:26

    TE GJITHA NDERTIMET NGA PLEPAT NE GOLEM TE SHEMBEN JAN TE RREZIKSHME PRONARET NE BURG BILE TE PAGUAJN EDHE LEKET QE KAN MAR NGA NJERZIT

    Përgjigju
  • rilindja: 02/12/2019 23:48

    O ZOT, LESHOJI DHE NJE TERMET TJETER 10 BALLESH NE PLAZHIN E DURRESIT ,,,NXIRRI UJE TE ZI,,NUK MUND TE SHIKOHET MASAKRA QE KANE BERE MALOKET E SALI QENIT DHE TE TJEREVE PRAPA ME BREGDETIN ME TE MADH E TE BUKUR NE SHQIPERI....

    Përgjigju
  • Agjenti: 02/12/2019 22:21

    Natyra kunderpergjigjet kur abuzon me te. Ceshtje kohe ishte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?