Komisioni i Venecias: Të korrigjohet pr/ligji për pronat (DOKUMENTI)

Komisioni i Venecias ka dhënë vlerësimin për projektligjin për procedurat kalimtare të pronësisë, duke e konsideruar si të paqartë. Komisioni i Venecias kishte ardhur në Tiranë në muajin shtator me kërkesë të kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili kishte kërkuar opinionin e tyre konkretisht për dy nene të këtij projektligji, neni 7 dhe 9. Pasi kanë mbledhur faktet në muajin shtator ku kanë takuar të gjitha palët e interesit, Venecia vlerëson se drafti duhet korrigjuar pasi projektligji aktual mund të çojë në shkeljen e Konventës të së drejtave të Njeriut.

“Projektligji në versionin e tij aktual nuk ka qartësi dhe saktësi për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë që i njeh Këshillit të Ministrave, mungesa e hapave themelore procedural dhe afatet e përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve. Ekziston një rrezik i lartë që p/ligji të mund të krijojë probleme pajtueshmërie me nenin 1 të Protokollit të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dispozita të tjera, si dhe me Kushtetutën shqiptare. Në veçanti, Nenet 7 dhe 9 të p/ligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta, prandaj mbajnë një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Në draft-opinionin e Venecias, po ashtu është theksuar se të drejtat e pronës në Shqipëri përbëjnë një nga çështjet më të ndërlikuara pas ndryshimit të regjimi në 1990, duke penguar zhvillimin ekonomik të vendit.

“ Kuadri ligjor karakterizohet më së miri si i fragmentuar, kompleks dhe jo-koherente. Rastet e pasurive të paluajtshme kanë përmbytur gjykatat vendase si dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ky fluks vazhdon”.

Ndër të tjera ekspertët e Venecias kanë theksuar se ende janë të shpeshta problemet me kompensimin e pronave, pavarësisht se legjislacionet janë ndryshuar disa herë.

“Ligji Nr. 7698/1993 "Për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve" filloi procesin e kthimit dhe kompensimit për pronarët origjinal të shpronësuar gjatë regjimi komunist. Deri më tani, ky proces mbetet jo i plotë, dhe rezulton se në disa raste se titulli i tokës dhe pronësia aktuale e tij, dhe çdo ndërtesë e ngritur mbi të ndryshon. Për më tepër, mbivendosja e titujve bujqësorë pjesërisht ose në tërësi është një problem i shpeshtë”.

Për këto arsye Venecia ka kërkuar nga qeveria që të rishikojë këtë projektligj dhe të bëhen ndryshimet e nevojshme në mënyrë që ai të jetë i saktë dhe i qartë. Projektligji për procedurat kalimtare të pronësisë është hartuar në nëntor të vitit të kaluar dhe u bllokua në Kuvend. Në finale, ky draft synon që brenda një afati të caktuar të regjistrojë të gjitha pronat e paregjistruara në republikën e Shqipërisë. 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e Komisionit të Venecias për ligjin e pronave)

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh