Ligji për pronat, ish-pronarët kundër: Nuk jep zgjidhje për kompensimin

Projektligji “Për procedurat kalimtare të pronësisë” i hartuar në nëntor të vitit 2018, paralelisht kur diskutohej edhe ngritja e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, përvec kritikave të komisionit të Venecias kundërshtohet edhe nga ish pronarë. Myrshit Vorpsi, kryetar i Shoqatës Kombëtare Pronësi me Drejtësi, shprehet për Report TV se ky draft do të ishte i suksesshëm nëse do të ishin kompensuar të gjithë pronarët. Sipas tij ky draft cenon pronat e tyre dhe nuk i kompenson ata.

 “Kryetari i kuvendi i ka kërkuar një opinion komisionit të Venecias për dy nenet 7 dhe 9. Ky projektligj synon që brenda një viti në republikën e Shqipërisë të mos ketë asnjë pasuri të paregjistruar. Ky draft mund të ishte i mirë, por vetëm me një kusht që të mos kishte as pronarë dhe as çështje pronash të hapura në vend. Në momentin që në vend këto dy çështje janë ky projektligj nuk i zgjidh. Në kapitullin e parë ky projektligj merret pikërisht me ndarjen e pronave të pandara të tokës bujqësore, por vetëm pronarët nuk kanë vend këtu” shprehet Vorpsi.

Sipas Vorpsit i gjithë ky ngërç me pronat është krijuar nga ligji 133, për kompensimin e pronarëve, që ka bllokuar pa asnjë zgjidhje 10 mijë dosje, që parashikojnë kompensimin e 144 mijë hektarëve tokë bujqësore.

Ligji 133 parashikonte që këto 10 mijë dosje Agjencia e trajtimit të pronave ti trajtonte, brenda një harku kohorë prej 3 vitesh, dhe ato dosje janë të ,mbartura dhe afati ka mbaruar. Dhe tashmë iu ka kërkuar pronarëve të marrin dosjet dhe kaloni në gjykatat e shkallës së parë për njohjen dhe kompensimin e pronave. Këto 10 dosje kërkojnë një kompensim për 144 mijë hektarë tokë bujqësore”  tha kryetari i Shoqatës.

Po ashtu kryetari i shoqatës thekson se tashmë po përgatitet fatura e re për dosjet e mbetura pa kompensim. Ndërkohë Vorpsi hedh hije dyshime edhe për vlerësimin e 25 mijë dosjeve të kaluara.

Tashmë në heshtje po përgatitet ajo që quhet fatura e detyrimit që shteti shqiptar i ka pronarëve. Fatura sipas përllogaritjeve tona është 4.9 mld euro, por shifra 770 mln euro ka dalë vetëm për një arsye, dhe është neni 6/1 i ligjit 133 që thotë se kompensimi i pronave do të vlerësohet sipas zërit kadastral që ka pasur në momentin e shpronësimit dhe jo në momentin kur kompensohet. Shoqata do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar këtë nen që ka sjell këtë anomali” thekson Myrshit Vorpsi. Projektligj për kalimin e pronësisë ka kaluar nëpër komisionet parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar, dhe mbeti në kuvend, ndërkohë tashmë pritet të merren në vlerësim rekomandimet e Venecias.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 03/10/2019 19:03

    PRONARE LESHI JENI JU,,,NE VEND QE TI MBRONIT PRONAT ME ARME QE TE MOS SHKELTE KEMBE MALOKU NE TIRANE,,,I LATE DHE TANI KERKONI DEMSHPERBLIM,,,PRITNI SE GISHTIN E MESIT DO MERRNI,,,,,,JU PERQESH SALIU ME BANDEN E MALOKEVE TANI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja