TIRANE- Shqipëria nuk ka shumë aeroporte, pavarësisht hapësirës së saj, duke bërë në këtë mënyrë që të mos ketë të zhvilluar transportin ajror brenda vendit. Janë disponibël vetëm dy aeroporte, ai “Nënë Tereza” në Rinas, i cili përmbledh gjithë klientelën shqiptare dhe është përdorur dhe për qëllime ushtarake, si në rastin e luftës së Kosovës në vitin 1999, ndërkohë që aeroporti i Kukësit, investim nga Emiratet e Bashkuara Arabe i ndërtuar dhe ai për qëllime civile dhe me kondicione moderne në të gjithë elementët. Por ende nuk është vënë në punë për shkak se kontrata e aeroportit të Rinasit nuk e lejon vënien në funksionim të atij të Kukësit. Ndërkohë Shqipëria ka dhe aerodrome që kanë kapacitete më të vogla dhe fusha aviacioni.

Kështu nën administrimin e Forcave të Armatosura janë aerodromi i Gjadrit në Lezhë dhe ai i Kuçovës. Ndërsa të dy këto aerodrome nuk janë funksionale, ndërsa ai i Kuçovës ruhet nga forcat e ushtrisë dhe ai i Gjadrit tashmë është mbushur me blloqe betoni dhe është nën monitorim. Nga ana tjetër janë dhe fushat e aviacionit, gjashtë të tilla, nga të cilat 2 prej tyre ajo e Gjirokastrës dhe i Shtoit janë nën administrimin e ushtrisë, ndërkohë që fusha e Lumalasit në Korçë, Akernit në Vlorë, Finiqit në Sarandë dhe Plukut në Lushnje nuk janë nën administrimin e ushtrisë. Në fushën e Lumalasit ka filluar nga Ushtria të vendosen blloqe betoni, si në aerodromin e Gjadrit. Të gjithë këto aerodrome dhe fusha ka përmbi një vit që janë rivënë nën kontroll dhe po ruhen me forca të ushtrisë, pas një periudhe tetë vjeçare jashtë vëmendjes dhe kontrollit të ushtrisë dhe të shtetit shqiptar.

Ndërkohë që po mendohet që të vihet dorë mbi ta dhe për të modernizuar dhe për ti rivënë në funksion që të jenë në gatishmëri për të ardhmen dhe përmes investimeve të vendeve partnere në NATO. Kështu, në kuadër të modernizimit të aeroportit ushtarak të Bazës Ajrore Kuçovë, që vjeshtë të vitit të kaluar ishte një delegacion turk i kryesuar nga nënkolonel Ercΰment Erinçik. Qëllimi i zhvillimit të kësaj vizite pune në repartet e Forcës Ajrore ishte diskutimi me specialistët e Forcës Ajrore mbi përpilimin e master-planit për modernizimin e aerodromit të Kuçovës sipas standardeve që duhet të përmbushë një aerodrom ushtarak i NATO. Në interes të mbarëvajtjes së diskutimeve mbi master-planin e këtij aerodromi u ngrit edhe një grup pune, në përbërje të cilit ishin specialistë të sigurisë së fluturimeve, logjistikës, infrastrukturës së Forcës Ajrore dhe specialistë nga Drejtoria e Institutit të Projektimeve të Mbrojtjes.

Delegacioni u njoh me prioritetet e Forcës Ajrore në drejtim të modernizimit infrastrukturor, si dhe me kërkesat dhe misionin që duhet të përmbushë ky aerodrom. U bë një pasqyrim i punës së bërë deri tani nga pala turke në aerodromin e Kuçovës, si dhe u diskutua për gjetjen e mundësive të bashkëpunimit dhe koordinimit të punës për përfundimin brenda afateve të punimeve, sipas kërkesave të parashtruara nga të dy palët. Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim, vizitoi Bazën Ajrore Kuçovë, duke u përqendruar në punën në terren për inspektimin dhe diskutimin mbi atë çka duhet dhe çka ofron ky aerodrom, në përmbushje të standardeve si aerodromet e tjera të NATO.

Aeroporte
“Nënë Tereza” në Rinas
Kukësi

Aerodrome
Kuçova
Gjadri

Fusha nën administrim
Shtoi Shkodër
Gjirokastë

Fusha jo në administrim
Lulamas Korçë
Akerni Vlorë
Finiq Sarandë
Pluk Lushnje

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)