Ja kur fillon muaji i Ramazanit, ky është kalendari i agjërimit sipas orëve

Ja kur fillon muaji i Ramazanit, ky është kalendari i agjërimit sipas orëve

Muaji i shenjtë për myslimantët, Ramazani, këtë vit do të fillojë më 6 maj dhe do të mbyllet më  4 qershor me faljen e namazit të Bajramit në shesh.

Shpjegimi i muajit të Ramazanit

Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.

Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë njëkohësisht të gjithë besimtarët kudo që janë. Thelbi i agjërimi është të qenët urdhër i Zotit, dhe një prej pesë kushteve themelore të islamit, por bashkë me këtë ai ka një varg të madh urtësish dhe dobish për anën shpirtërore, fizike, psikologjike, sociale për individin dhe shoqërinë.

Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin e pijen, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar); është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, muaji i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaji dedikuar më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit, muaji i sadakasë dhe i mirëbërësisë, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë.

Agjërimi është një shkollë që sjell një efekt pozitiv të dukshëm në qëndrimin e shoqërisë. Gjatë periudhës njëmujore të kësaj disipline shembullore ndjenjat e të pasurit zgjohen për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes së gjithanshme të anëtarëve të shoqërisë, që ndonëse nuk janë të një niveli force, pozite e kamje.

Kur besimtari nis agjërimin e ndjen se i bashkëngjitet të gjithë komunitetit të besimtarëve dhe realizimit të këtij obligimi në të njëjtën mënyrë dhe për motive e qëllime të njëjta. Kjo mënyrë unike agjërimi kultivon unitetin dhe barazinë në mbarë botën islame.

Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi, ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që kanë nevojë.


Kalendari i Ramazanit 2019

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron Cereku: 23/04/2020 20:31

    Po per ne qe jetojm ne Greqi ne cfar ore hapet iftari edhe syfyri.?! Mund te me thoni

    Përgjigju
  • Julanda: 31/05/2019 10:47

    Nuk kam argjeruar por sot dua tw argjwroj jeton ne angli dhe se di nw ca ore ta mbyll argjerimin sot faleminderit

    Përgjigju
  • Hysen: 29/05/2019 23:13

    Po ne Angli ne ca ore me te Anglise mbyllet syfiri dhe celet iftari

    Përgjigju
  • Lindita Lohja: 28/05/2019 04:45

    Pse eshte bere 29 ditwsh Ramazani kur cdo vit ka qene 30 ditesh???.

    Përgjigju
  • Ela: 16/05/2019 06:37

    Ndodhem ne greqi por nuk e di ne cfar ore mbyllet syfyri se ketu esht nje or para me shqiperin

    Përgjigju
    • Genti: 23/04/2020 12:10

      Shkarko programin muslim pro

  • Enkeleda: 13/05/2019 15:52

    po kalendari per zonen e korces cili eshte dmth ne core duhet ta hame syfyrin dhe iftarin ne qe banojme ne qytetin e Korces

    Përgjigju
  • atrelb: 13/05/2019 08:48

    kur duhet mu cu ne syfyr edhe kur maron syfyri sonte

    Përgjigju
    • Don: 29/05/2019 08:41

      Une qohna gjith 45min deri 1 ore para namzit te sabahut te ha syfyr rahat

  • Lisardi: 11/05/2019 20:15

    Cfare eshte Jacia

    Përgjigju
  • Lisardi Staro: 09/05/2019 16:59

    Kur mund te hame ushqim ?

    Përgjigju
    • Tele Collku: 10/05/2019 15:30

      19:58

  • Lisardi: 09/05/2019 16:57

    Une nuk kam nisur te agjeroj qe ne fillim nese filloj tani ska gje?

    Përgjigju
    • Tele Collku: 10/05/2019 15:29

      Jo

  • Fatjon Beqiraj: 07/05/2019 15:50

    Seshte imami ky qe thote kafshe, dhe emrin e ka bere gabim me t , Ahmet , kur e ka Ahmed.

    Përgjigju
  • Landi: 07/05/2019 15:00

    Përtej tekstit të artikullit më bëri përshtypje te fotoja e kalendarit reklama ndaj një sekti, jashtë Islamit, të ashtuquajtur Ahmedija ose kadjani. Kush është autori i artikullit dhe çfarë kompetence ka të përfaqësojë autoritetin zyrtar të muslimanëve shqiptar!? Me kësi lloj kamuflimi(sikurse faltoret me pamje xhamie që keni ndërtuar) nuk mashtroni njeri. Turp!

    Përgjigju
  • Titi: 07/05/2019 13:58

    Selamun alejkum dhe urime muajin e bekuar te Ramazanit. Desha tju pyes a vlen ky takvim eedhe per Gjakove (Kosove).

    Përgjigju
    • Ola: 08/05/2019 00:32

      Jo,nuk vlen, ka diference kohore. Kerko ne google se duhet te jete patjeter...

  • Ela: 06/05/2019 16:59

    A mund te me thoni ne ca ore duhet t hame mbasdite se spo e kuptoj ???

    Përgjigju
    • Ola: 08/05/2019 00:36

      Jo,kalendari nuk eshte i sakte,te pakten per Tiranen jo. Ka nje diference kohore me 20 min. Pra Sabahu nuk eshte ne oren 4 por ne 3:40. Ndersa iftari eshte ne rregull...

    • Ela: 07/05/2019 19:50

      Shih dien dhe tek kollona e parafundit ke oren

    • Landi: 07/05/2019 14:51

      Shiko te kollona e akshamit(perëndimit të diellit). Sot me datë 7 maj është 19:50. Zoti ta pruftë mbarë dhe ta pranoftë!

    • Samed: 06/05/2019 19:29

      Kalendari eshte i sakte

    • Ani: 06/05/2019 17:39

      Jepet tek akshami iftari

  • Helena: 06/05/2019 16:58

    Allahu eshte i madh

    Përgjigju
    • Egla: 06/05/2019 18:47

      ZOTI eshte i madh dhe ska asigje mbi te. ZOTI I ndimofte gjithe besimtaret!

  • Silvana: 05/05/2019 23:14

    Allahu me ndihmoj per shendeyi e motresi time dhe mbaresi ne familjen ton

    Përgjigju
  • Imam Ahmet Kalaja: 05/05/2019 22:24

    O kafshe sic ke vene pseudonimin ashtu qenke. Te sjellte Allahu ne kete muaj te shenjte aty ku ty nuk ta pret mendja.

    Përgjigju
    • Shqipja: 07/05/2019 19:43

      Degjo, te postosh ne emer te njerezve te tjere duke vendosur emer te rreme eshte turp. Te gjithe e dijm qe imam Ahmed Kalaja nuk flet me kete gjuhe kafsherore te pa edukate si e jotja. Si te duket nese un flas ne emer te jot eme, apo atit, ne emer te vellait tend, motres tende?! Hidherohesh apo jo?! Nese je njeri me intelekt shkruaj ne baze te identitetit tend.

    • Landi: 07/05/2019 17:03

      Ky që ka komentuar është një komentues mashtrues. Nuk është hoxha Ahmed Kalaja.

    • Delan: 06/05/2019 14:54

      O zoteri,para se te fillosh te ofendosh dhe mallkosh njerezit, hiqe ate titullin “imam” qe ke vene para emrit. Sepse nje imam ndjek shembullin e muhamedit s.a.s duke ju pergjigjur te keqes me te mire dhe ironise me zgjuarsi. Shembulli i keq qe po jep mund te ndikoje negativisht ne imazhin e imam-ve te tjere te cilet perpiqen cdo dite per te dhene nje shembull te mire. Gjithsesi, qofte nje muaj i begate dhe Zoti ta pranofte ramazanin!

    • Besoni ne Zot: 06/05/2019 00:41

      Agjeruesit nuk i lejohet te shaje edhe kur e shajne! Kerkoi falje Allahut e shpernda paqen e miresine!

  • Kafsha: 05/05/2019 11:35

    Përse na duhet ta dimë?

    Përgjigju
    • Landi: 07/05/2019 14:48

      Kur s'të duhet pse pyet?

    • Ilmi: 05/05/2019 21:36

      Zoti ju bekofte te gjithve.!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)