Arben Lera, është gjyqtari i Korçës që u kërcënua dhe kanos me fjalë të rënda, teksa po zhvillonte një seancë gjyqësore për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes ndaj një grua nga Erseka.
Personi që ka kërcënuar gjyqtarin gjatë ushtrimit të detyrës quhet Klodian Dhëmbi dhe se momentalisht është arrestuar nga uniformat e policisë së Korçës. Dhëmbi, ishte paraqitur i dehur në ambientet e gjykatës, ku ishte thirrur nga policia për të qenë prezent për një lëshim urdhër mbrojtje, për bashkëshorten e tij. Gruaja S.Dh,i ka rrëfyer gjyqtarit Arben Lera, se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj, Klodian Dhëmbi.
Sipas rrëfimit të nënës së katër fëmijëve, bashkëshorti i saj e kërcënonte herë pas here sapo kthehej në banesë duke i thënë:”…do të vras, do të gropos në mal, mos të gjejë më njeri…”. Sipas rrëfimit të gruas së dhunuar, ajo edhe ditën kur është paraqitur në gjykatë dhe teksa qëndronte në oborr me nënën e saj dhe vajzën e vogël, i është afruar bashkëshorti Klodian Dhëmbi dhe ka filluar ta shajë dhe ofendojë duke i thënë: ”…pse më ke sjellë këtu, mbaje mënd çdo të bëj, po s’të vrava fare…”.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Por edhe pasi janë futur brenda në sallën e gjyqit, sërish Kolodian Dhëmbi ka filluar sharjet dhe ofendimet, ku këtë herë objekt i dhunimit dhe kanosjes nuk ka qenë jo vetëm gruaja por edhe gjyqtari i çështjes Arben Lera. Sipas policisë së Korçës, Klodiani ka filluar ti ndërpresë fjalën dhe drejtimin e seancës gjyqtarit Lera, duke e ofenduar dhe kanosur këtë të fundit.
“…në këtë moment ka hyrë punonjësi i policisë së gjykatës, duke nxjerrë jashtë Klodianin, pasi ai nuk pushonte duke thirrur me të lartë dhe duke sharë dhe kërcënuar. Edhe pasi e nxorën jashtë sallës së gjyqit, dëgjoheshin të sharat dhe britmat e tij…”-ka treguar në polici bashkëshortja. Madje sipas kësaj të fundit sharjet dhe kanosja me jetë, Klodiani e ka bërë edhe ndaj policit të gjykatës Ilirjan Berberi, i cili rezulton të ketë depozituar kallëzim penal kundër personit të arrestuar nga policia, Klodian Dhëmbi.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Po cfare merreni me viktimat pa buke, shikoni Atben Leren me hotel dhe lokale ne korce e Tirane
Përgjigju