TIRANE - Ibrahim Basha që kishte vetëm një vit pjesë e RENEA-s mbeti i vrarë sot gjatë një operacioni policor në Lazarat. Një plumb në kokë i mori atij jetën, ndërsa dy pjesëtar të tjerë të RENEA-s mbetën të plagosur. Ata u sulmuan befasisht ndërsa ndodheshin në furgonin e policisë ne aksion për të kapur një grup kriminal që kishte nisur pas mesnate të shtënat ndaj policisë lokale në Lazarat.
31-vjeçari i diplomuar në Universitetin Bujqësor të Kamzës, Basha ka qenë për shatë vite pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë duke qenë pjesë dhe e misionit paqeruajtës në Afganistan bashkë me “Dëshmorin e Atdheut”, Feti Voglin, i cili humbi jetën në shkurt 2012 gjatë misionit.

(Ibrahim Basha)
Basha, i cili çdo vit që mbahej muaji i Ramazanit nuk harronte të uronte besimtarët, pikërisht dhe postimin e fundit në profilin e tij në Facebook e ka për këtë gjë,
shtatë ditë më parë ne nisje te agjërimit.

(Postimi i fundit i Ibrahim Bashës në Facebook)

Ndërsa në vitin 2013, Bimi, siç i pëlqente atij ta thërrisnin, ka postuar një foto ku tregon pjesëmarrjen në ceremoninë përkujtimore të Voglit, pa e ditur se edhe ai do të binte “dëshmor”.

Plumbat që i morën jetën Bashës, plagosën dhe dy kolegë të tij, Jetmir Isajn dhe Perlat Hamitaj. Njëri ka një plagë sipërfaqësore në kokë, ndërsa tjetri është plagosur në shpatullën e majtë.
Isaj, 37 vjeç nga Shkodra, ka qenë më parë pjesë e Briskut, strukturë tashmë e shtkrirë nga Policia e Shtetit. Ne vitin 2011 Isaj u caktua truproje personale e kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhje, ne ate kohe Arben Ristani. Isaj u caktua nga qeveria Berisha per mbrojtjen e Ristanit per shkak te situates konfliktuale e qe u krijua ne ate kohe gjate numerimit te votave ne kete institucion per Bashkine e Tiranes.
Babai i një vajze dhe nje djali ka qenë boksier profesionist si dhe ka qenë kampion për të rinj.

(Jetmir Isaj)
Edhe Perlat Hamitaj, ashtu si Jetmiri ka pasion boksin. Në profilin e tij në Facebook ai mban një foto duke u stërvitur.

(Perlat Hamitaj )
Në profilin e të dyve pas publikimit të lajmit për ngjarjen në Lazarat kanë vërshuar dhjetëra postime, ku u urohet shërim i shpejtë, mes tyre janë dhe familjarë.
Por ka nga ata të cilët ngrenë pikëpyetje për aksionin e policisë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO