ITALI - Jeton Itali prej 10 vitesh. Kur erdhi Rubin Ago Talabani, 30 vjeç, i akuzuari kryesor për hedhjen e acidit në fytyrë avokates Luçia Annibali, ishte futbollist amator, studionte në Urbino, ndërkohë ishte përdorues i drogës, sidomos heroinës.

Në atë kohë, Rubini jetonte me familjen e tij në Cartoceto. Policia e Urbinos e ndaloi një mbrëmje shtatori të vitit 2004, sepse dyshonte se i riu shqiptar shpërndante lëndë narkotike në ambientet e Universitetit. Në momentin e ndalimit me të udhetonte edhe e ëma, për të cilën nuk kishte ndonjë dyshim.

Por në fakt, pikërisht gruaja fshinte në veshjet e saj të brendshme 100 gramë heroinë, ndërsa Rubini fshihte 50 gramë. Nga kontrolli që iu bë banesës së tyre, u sekuestruan edhe 550 gramë heroinë dhe rreth 44 mijë euro. Pas arrestimit, nënë e bir rrezikonin dënim me burg. Vendimi më pas vijon me vendosjen e një espulsioni, përjashtimi, nga Italia.

E ëma qëndroi në Shqipëri, ndërsa Rubini u kthye përsëri në Itali, fillimisht në Milano, e më pas në Pesaro, siç përshkruhet edhe në profilin në Facebook. Nuk kishte një venqendrimi fiks, e aq më pak një punë, por jetonte në Pesaro. Karabinierët e kishin identifikuar marsin e kaluar, por ai arriti të arratisej, ndërkohë që po ushtrohej kontrolli mbi mikun e tij Precetaj.

Kështu, Rubinit iu vendos një espulsion i dytë, po kësaj herë pa dokumentin e shoqërimit nga aeroporti. Ndaj, Rubini, sapo doli nga dera, e hodhi tek mbeturat dekretin e espulsioni, dhe qendroi në Pesaro. Por pyetja që shtrohet është se: për çafrë e mori ai këtë vendim? Ndërkohq që disa ditë mëparë, Rubin Ago Talaban ka zgjedhur të mos i përgjigjet pyetjeve të gjykatësit për pyetësorin e garancisë.

Avokatja Luçia Annibali, 35 vjeç, u sulmua me acid në mes të prillit dhe policia italiane arrestoi dy shkodranët Rubin Talabani dhe Altisin Precetaj, pasi verifikoi dhe filmimet. Avokatja u sulmua teksa po shkonte në shtëpinë e saj mbrëmjen e 16 prillit në Pesaro të Italisë.

(es/ shqiptarja.com)