TIRANE - Në deklaratën e bërë ditën e sotme deputeti Tom Doshi, u shpreh se Ilir Meta ka urdhëruar jo vetëm vrasjen e tij, por edhe të kolegut të tij demokrat Mëhill Fufi. Deputeti demokrat, që marrjes së mandatit ka qenë në hije gjatë gjithë kësaj kohe por që deklarata e Doshit e rikthue në vëmendje edhe një herë.
Por kush është Mëhill Fufi?Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, u bë i njohur në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013, pas një konflikti të tij verbal me militantin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Gjon Gjoni, ku Fufi e akuzonte për blerje votash.
Konflikti degradoi deri në përdorimin e armës, dhe si rezultat mbeti i vrarë militanti i LSI Gjoni ndërsa deputeti i PD Fufi dhe kushëriri i tij Kastriot Fufi mbetën të plagosur, ndërsa autori i ngjarjes ende dhe sot nuk është arrestuar.
Por edhe në përfundim të procesit të numërimit ët votave, Fufi nuk arriti të dalë deputet i së djathtës për qarkun e Lezhës, duke qenë i pesti në listën e PD. Ishte dorëheqja e Vasil Bicit, deputeti i fundit që doli na radhët e PD për Lezhën (nga 4 deputetë që fitoi Partia Demokratike në këtë qark) e cila bëri që mandati i deputetit t’i kalojë pikërisht kandidatit tjetër në radhë, e pikërisht Mëhill Fufit.
Në ato kohë, u hodhën dyshimet se Bici ishte tërhequr për shkak të presioneve të Fufit, por asgjë nuk u verifikua.
Duhet të vinte 23 dhjetori i vitit 2013, që Fufi të vihej sërish në vëmendje, kur persona të paidentifikuar i vjedhin deputetit një armë zjarri pistoletë, brenda në automjetin e tij, por që rezultoi që armën e kishte me leje.
Që nga ajo kohë Mëhill Fufi nuk është përmendur më deri ditën e sotme nga deklaratat e Doshit, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar të deputetit të opozitës. Duhet nënvizuar edhe fakti që Fufi ka qenë edhe nënkryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë, detyrë të cilën e dorëzoi pas marrjes së mandatit të deputetit të PD.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
10.6%
-
Dështim
84.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 527
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthim në normalitet/ Punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren për të pastruar atë çfarë la pas protesta e opozitës (VIDEO)
7 Tetor, 22:46
-
FOTOLAJM/ I maskuar dhe me molotov në dorë, ja militanti i Berishës që sulmoi Bashkinë e Tiranës
7 Tetor, 22:38
-
Erdogan vizitë zyrtare të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë
7 Tetor, 22:36
-
'E paimagjinueshme në Europë që një parti kaq e madhe nuk njeh drejtësinë', Genc Burimi: Nuk është turp që opozita bën protesta të tilla
7 Tetor, 22:35
-
Spahiu: Jam i çuditur që protestuesit harruan Salianjin, dhe vetëm para gjykatës nuk demostruan
7 Tetor, 22:28
-
Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?
7 Tetor, 22:20
-
Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konform ligjit! 3 policë ende te Trauma
7 Tetor, 22:14
-
'Palaço, je tharë komplet', Muça dhe Burimi debatojnë në '5 Pyetjet': Nuk merrem me një injorant
7 Tetor, 22:14
-
'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës
7 Tetor, 22:05
-
Protesta e dhunshme e Opozitës, Policia shoqëron 3 të dyshuarit e parë! Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda shkojnë te Trauma, vizitojnë policët e plagosur (VIDEO)
7 Tetor, 22:02
-
Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të dobët, kaq të vogël, kaq provinciale, kaq të lodhur
7 Tetor, 21:57
-
'Protesta e sotme pa mesazh politik', Blendi Klosi: Kërkojnë të iki Rama, pranojnë humbjen para zgjedhjeve
7 Tetor, 21:54