Ja kush është Ermal Hoxha
nipi i ish-diktatorit komunist Hoxha
Ermal Hoxha 39 vjeç, i arrestuar gjatë superoperacionit të policisë në Labinot-Fushë si pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës, është nipi i parë i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha.
TIRANE - Ermal Hoxha 39 vjeç, i arrestuar gjatë superoperacionit të policisë në Labinot-Fushë si pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës, është nipi i parë i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha.
Ai është djali i madh i Ilir Hoxhës, fëmijës së parë të çiftit Hoxha, ish-diktatorit Enver Hoxha dhe bashkëshortes së tij,
Nexhmije Hoxha. Por lidhja e gjakut me Enver Hoxhen nuk eshte e vetmja qe e lidh Ermalin me regjimin komunist, pasi nena e tij Teuta Hoxha eshte gjithashtu mbesa e Ramiz Alise, ish-presidentit dhe sekretarit te pare te Partise Komuniste.
Po ashtu Ermal Hoxha është bashkëshorti i një prej këngëtareve të njohura shqiptare, Rezarta Shkurt. Ai është i martuar prej 8 vitesh me këngëtaren Shkurta ku së bashku kanë edhe një fëmijë. Ortakeria ne nje zyre avokatie veshtire se justifikon shpenzimet e shumta dhe sponsorizimet e vazhdueshme qe ai bente me kengetaren Shkurta. Kjo e fundit ka nje studio fotografike.
Pavarësisht famës së bashkëshortes së tij, Ermal Hoxha ka qenë gjithmonë i rezervuar në daljet publike dhe informacionet rreth jetës së tij janë të pakta. Megjithate rrjetet sociale dhe mediat e shkruara kane pasqyruar ne shume raste jeten e tij luksoze, ku ajo qe ka pikasur eshte edhe nje Ferrari me vlere dhjetera-mijera euro. Sipas Teuta Hoxhes, nenes se Ermal Hoxhes, "automjeti nuk është regjistruar në emrin e djalit".
(Në foto: Gruaja e Ermail Hoxhës, Rezarta Shkruta me Ferrari. Fotoja e publikuar ne profilin zyrtar te kengetares ne Facebook) Foto të tjeraNjë çast kur Ermal Hoxha është vënë në vëmendjen mediatike është gjatë "betejës" së hapur mes bashkëshortes së tij dhe këngëtares tjetër të njohur shqiptare Rozana Radi. Konflikti mes tyre përfundoi në gjyq. Sherri mes vajzave nisi pas debateve dhe ofendimeve në rrjetin social Facebook, derisa degjeneroi në dhunë fizike. Sipas kallëzimit të Rozana Radit, Rezarta Shkurta i është afruar makinës së Rozanës dhe e ka goditur. Po sipas dëshmisë së saj, nga makina me të cilën udhëtonte Shkurta, ka zbritur bashkëshorti i saj Ermal Hoxha, i cili i ka mbajtur të dyja duart këngëtares Radi ndërsa Rezarta Shkurta e qëllonte në fytyrë.
Redaksia Online
(e.c/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
21.5%
-
As i mirë as i keq
33.9%
Vota total: 1196
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dalin dokumentet e CIA: Pse ra plani për eleminimin e Nexhmije Hoxhës?!
1 Shtator, 19:26
-
'Nga tornitore, më bënë deputete, dhe nënkryetare e Kuvendit': Historia e pazakontë e Mine Gurit
30 Qershor, 22:36
-
Mbledhja sekrete e Byrosë në ’84-ën për sëmundjen e “Komandantit”: Nexhmija më tha se shoku Enver, nuk e lëvizte dot as këmbën, as dorën, por...
11 Prill, 18:22
-
Dëshmia e rrallë, e ish-shefit të ‘Bllokut’ të udhëheqjes: Si u zunë për flokësh Teuta me Liljanën për një vaskë, Nexhmija rrinte e shikonte
8 Janar, 13:02
-
Nexhmije Hoxhën, si e njoha kur isha gardiane në burgun e Tiranës! Flet këngëtarja Vera Picari: Nuk e hante kurrë ushqimin e qelisë! Më thoshte shpesh herë ik nga këtu
11 Nëntor 2023, 07:13
-
Zbulohet letra e rrallë e Nexhmijes për Enverin, si i raportonte e spiunonte krerët kryesorë të Partisë Komuniste
4 Tetor 2023, 07:23
-
‘Nexhmija, kishte në krahun e djathtë, shokun e saj të rinisë, Ramiz Alinë, për të cilën flitej se për shumë vjet, ishte…’/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
24 Gusht 2023, 07:32
-
INTERVISTA e rrallë e Nexhmije Hoxhës për mediat greke: Nuk mund ta pranoj që burri im ishte kriminel
11 Korrik 2023, 11:05
-
‘Kam punuar kaq vjet me shokun Enver dhe Nexhmijen, por edhe me gërshërë të ma presin mishin, s’ngre dorë kundër Partisë...’/ Letra e Liri Belishovës në ’82-in
9 Korrik 2023, 07:29
-
Dëshmia tronditëse e Liri Belishovës: Kur po më vdiste vajza 23 vjeçe në spital u thashë të flisni me Nexhmije Hoxhën, të më japi leje t’i rri pranë, ata më…
28 Shkurt 2023, 07:25
-
Nexhmije Hoxha: Ku isha, kur rrëzuan monumentin e Enverit!
20 Shkurt 2023, 20:52
-
Sapo mësuesja hyri në zyrë, inspektori i arsimit mbylli derën…’/ Ngjarja tragjike në Tepelenë në ’67-ën që, alarmoi shtetin dhe vetë Enver Hoxhën
23 Janar 2023, 07:32