Ja kush është gruaja e
14-të që fiton "Nobelin" 

Ja kush është gruaja e<br />14-të që fiton "Nobelin" 
Gazetarja bjelloruse Svetlana Alexievich sapo ka fituar çmimin Nobel në letërsi 2015.

Kryetarja e Akademisë Suedeze, Sara Danius, tha se puna e saj ka qenë një "monument për vuajtjet dhe guximin në kohën tonë ". Ndër të tjera Danus u shpreh se: “Po përjetojmë shpalljen e çmimit Nobel në Letërsi: Svetlana Alexievich “fiton” për shkrimet e saj të shumëzëshme-jetike. Ndiqni të gjitha lajmet, pikëpamjet e reagimet ndaj shkrimtares bjelloruse dhe ajo ka fituar si një paraprijëse e botës letrare.“

Gazetarja dhe shkrimtarja, Svetlana Alexievich, bëhet gruaja e 14-të që ka fituar çmimin Nobel. Çmimi u dha për herë të parë në 1901-shin. Gruaja fundit që e ka fituar Nobelin në Letërsi është kanadezja Alice Munro, që iu dha në vitin 2013.

Po kush është Svetlana Alexievich? Ajo ka lindur 31 maj 1948 në qytetin ukrainas të Ivano-Frankovskit në familjen e një ushtaraku. Babai i saj është bjellorus dhe nëna e saj është ukrainase. Pas demobilizimit babait të saj nga ushtria familja e saj u kthye në vendlidnjen e saj në Bjellorusi. Ata u vendosën në një fshat, ku të dy prindërit kanë punuar si mësimdhënës. Svetlana e la shkollën për të punuar si gazetare në gazetat lokale në qytetin e Narovlit.

Ajo ka shkruar tregime, ese dhe reportazhe, por thotë se e zbuluar veten si shkrimtare nën ndikimin e shkrimtarit Bjellorus, Ales Adamovich, i cili zhvilloi një zhanër që në një farë mënyre mund të cilësohej si "romani kolektiv" ose "romani-oratorio" apo "romani-sprovë" , por edhe si një “kor epik”. 

Sipas Sara Danius, sekretares së përgjithshme të Akademisë Suedeze, “Alexeivich është një shkrimtare e jashtëzakonshme”. “Duhet të kalonin 30 apo 40 vjet që ajo të zinte vendin e saj në hapësirat sovjetike apo postsovjetike si individ”, tha Danius, "por kjo nuk është e vërtetë, nëse u referohesh ngjarjeve historike. Kemi të bëjmë me një histori të emocioneve, kjo është ajo çfarë na ka ofruar, që është botë e vërtetë emocionale, janë ngjarjet historike që ajo i sjell në librat e saj të ndryshme, sic ëhstë për shembull, katastrofa e Çernobilit, lufta sovjetike në Afganistan. Këto janë janë e vetmja mënyrë që shërben si pretekst për të eksploruar individin sovjetik dhe atë passovjetik. "Ajo ka kryer me mijëra e mijëra intervista me fëmijët, me gratë dhe me njerëzit e rritur, dhe në këtë mënyrë ajo na ofron një histori të qenieve njerëzore për të cilat ne nuk kemi ditur shumë ... dhe në të njëjtën kohë ajo na ka ofruar historinë e e emocioneve, historinë e shpirtit. "

Kryetarja e Akademisë Sudeze, Danius, e vlerësoi gjithashtu Alexievich për hartimin e "një lloji të ri të zhanrit letrar", dhe theksoi se lexuesit e rinj duhet të drejtohen nga libri i saj i parë “U vojny ne ženskoe Lico” (Lufta e fytyrave anonime), bazuar në intervistat e qindra e femrave që morën pjesë në luftën e dytë botërore.

"Ky është një eksplorim i Luftës së Dytë Botërore, I parë në këtë libër nga një perspektivë tërësisht e panjohur". "Ajo rrëfen historinë e qindra e qindra grave që ishin në ballin e Luftës së Dytë Botërore. Pothuajse një milionë gra sovjetike kanë marrë pjesë në luftë, dhe kjo ishte një histori tërësisht e panjohur. Libri pati një sukses të madh në bashkimin Bashkimin Sovjetik, kur u publikua, dhe u shit në më shumë se 2 milionë kopje. Është një dokument prekës dhe në të njëjtën kohë ju sjell shumë afër çdo individ, dhe qw në pak vite ata të gjithë do të jetë zhdukur. "

"Puna e saj është në kufirin midis dokumentarit dhe romanit, një zhanër që nuk është shpërblyer", thotë Bjorn Wiman, redaktor i kulturës në të përditshmen suedeze Dagens Nyheter, para se të shpallej ky çmmim. Alexievich ishte në krye të shanseve për vitin 2015, para japonezit Haruki Murakamit, Kenianit Ngugi ëa Thiong'o dhe dramaturgut norvegjez Jon Fosse.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe