Ja kush është shqiptari i fundit i 
vrarë në Siri, ishte pjesë e UÇK

Ja kush është shqiptari i fundit i <br />vrarë në Siri, ishte pjesë e UÇK
Migjen (Halil) Latifi është shqiptari i fundit i vrarë të premten në Siri. Lajmi bëhet i ditur nga Koha Ditore, sipas së cilës Latifi, nga fshati Kllodernicë e Skënderajt, është shqiptari i fundit, viktimë në sulmet xhihadiste në Siri.

Sipas gazetës kosovare, familja e tij prej vitesh jeton në lagjen “Saraj” të Skënderajt. Shqiptari madje sipas gazetës ka qenë edhe pjesë e UÇK-së ku edhe ka mbetur i plagosur.

Jo vetëm kaq por sipas Koha Ditore gjatë luftës së Kosovës në 1997, atij i kanë vrarë edhe një djalë.

Më tej gazeta kosovare thekson se Latifi dhe familja e tij kanë qenë në kushte të vështira ekonomike pasi të ardhura kishin një pension të shqiptarit kryefamiljar dhe të djalit tjetër të tij që punonte si mirëmbajtës i fushës së futbollit.

Të premten e 21 gushtit, u raportua për vdekjen e një tjetër shqiptari të vrarë gjatë luftimeve në Siri

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje