Ja kush është Sokol Dervishaj
 Ministri i ri i Transporteve

Ja kush është Sokol Dervishaj<br /> Ministri i ri i Transporteve
Pas dorëheqjes së Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, postin e tij do ta mbajë Sokol Dervishaj.

Dervishaj është një ndër figurat kryesorë të LSI dhe anëtar themelues i saj. Dervishaj ka ushtruar detyrën e Zv.Ministrit të Punëve të Jashtme, Zv.Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë
 
Ja kush është Ministri i ri i Transporteve. CV-ja e Sokol Dervishaj

"Sokol Dervishaj është anëtar themelues dhe anëtar i Kryesisë i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ka ushtruar detyrën e Zv.Ministrit të Punëve të Jashtme, Zv.Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, si dhe ka qenë i zgjedhur Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Master në Studime Ndërkombëtare në “King’s College” (Londër), Studime Strategjike në Kolegjin Mbretëror Të Studimeve të Mbrojtjes (Londër), ka ndjekur Kursin e Nivelit të Lartë në Kolegjin Mbretëror të Shkencave Ushtarake (Britani e Madhe), Politika Publike në Shkollën e Qeverisjes të Universitetit të Harvardit.
Ka ndjekur Programin e Marrëdhënieve Trans-Atlantike të “German Marshall Fund” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Programin e Lidershipit të Vizitorit Ndërkombëtar të Departamentit Amerikan të Shtetit."

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur